Kryefjala Logo

Nëse e zeza është ngjyra jote e preferuar,ky artikull është për ty

17 Maj, 2022 | 2:29 pm

Për shumë kohë nga të parët tanë na është ngulitur në mendje se veshjet e zeza dhe stili “All black” tregon se personi në fjalë është në depresion ose ka probleme e mundohet të fshihet, ose është metalare.

Por gjërat nuk janë kështu dhe influenca e modës botërore po ndihet edhe tek ne.

E vërteta është që të zgjedhësh të zezën si kombinim tregon më shumë se sa mendoni për personalitetin e dikujt.


E rëndësishme është të mos harroni se e zeza nuk del kurrë nga moda, shkon me gjithçka,junul disa kile dhe është simbol i elegancës.

Prandaj personat që vishen me të zeza ose e përdorin shumë në përditshmëri tregojnë:
•Vetëbesim
•Seriozitet
•Sharm
•Profesionalizëm


Njerëzit që e duan të zezën janë zakonisht shumë të rregullt.
Dashurojnë elegancën dhe janë të sofistikuar dhe për këta njerëz këshillohet që të mos veshin përherë të zeza. Jepini pak ngjyrë garderobës dhe jetës tuaj.

Të ngjashme