Nëse ai vendos t’ju pyes për ish-të dashurin,çfarë duhet ti thoni?

9 muaj më parë

1. Transparenca është çelësi
Nëse jeni në marrëdhënie të re, dhe keni seks të pambrojtur – sinqeriteti është më vendimtarja. Nëse ka diçka në të kaluarën tuaj, si psh, seksi i pambrojtur me partnerë, apo nëse keni sëmundje seksuale transmetuese, si herpesi është mirë që të tregoheni të sinqertë dhe të ndani këtë lajm.

Këtu është fakti i pashmangshëm për ndershmërinë: nëse ju gënjeni, ju nuk i tregoni partnerit tuaj ajo që jeni në të vërtetë, që do të thotë se baza e lidhjes suaj është e lëkundur.

2. Mos u bëni të varur nga numrat
Nuk ka rëndësi numri i partnerëve me të cilët keni qenë, mos u bazoni asnjëherë në numra. Ajo që ka me të vërtetë rëndësi është përvoja që keni krijuar me këta partnerë, çfarë mund të ndryshoni tani dhe se çfarë keni mësuar gjatë tërë këtyre viteve.

3.Mbani mend, disa detaje mund të mos përmenden
Meshkujt mund të krahasojnë veten e tyre me partnerët tuaj të mëparshëm, thekson Dr. Davidson. Thënë thjesht, ata dëshirojnë të dinë se janë më të mirë se përvoja juaj me meshkujt e tjerë. Ndërsa femrat, nga ana tjetër, kanë më shumë gjasa të jenë të varur tek femrat që partnerët e tyre kanë qenë të fiksuar seksualisht në të kaluarën, sqaron Dr. Davidson.

Të ngjashme