Lifestyle
Nënat të merakosura pse fëmijët flasin me vonesë.Cili është shkaku?
12 Qershor, 2022 | 2:47 pm
Vonesa gjuhësore është një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillimin e gjuhës të përshtatur sipas moshës dhe kjo gjë shqetëson shumë nënat, të cilat mezi presin të flasë fëmija i tyre.
Shpesh ndodh që nënat e ndjejnë kur diçka nuk shkon.
Një fëmijë me vonesë gjuhësore afër 3 vjeç ka një fjalor shumë të kufizuar, dhe gjatë komunikimit shikoni më shumë gjestet.
Kurse një fëmijë rreth moshës 5 vjeçe ka një të kuptuar më të mirë, por fjalori është i varfër dhe për shumë fëmijë të folurit është p.sh: ‘‘jo dua” për ” jo nuk dua”
Në këtë fazë është më e rëndësishme të nxisim zgjerimin e fjalorit dhe t’u japim fëmijëve mesazhin që ata komunikojnë në mënyrë të kuptueshme.
Ndonjëherë zhvillimi i vonshëm është tepër i dukshëm, por ndonjëherë është e nevojshme që të bëhet një vëzhgim më i detajuar,në këto situata kërkohet edhe ndihma e instrumenteve të tjera .
Si zhvillohet të folurit:
•Çdo fëmijë sa arrin në moshën 3-6 muajshe mund të nxjerrë zëra të thjeshtë, kërkon vëmendje,lëvizë, krijon zhurma ose pasthirrma.
•6-12 muajshe fëmija duhet të nxjerrë zëra si “ba ba” ose “ma ma”, dëgjon kur i flitet dhe kupton fjalët si “topi“,”macja”.
•12 muajsh fëmija duhet të kuptojë përgjigjen ‘po‘ ose ‘jo’, dhe të reagojë kur e thërrasin në emër.
•12-18 muajshe duhet të shqiptojë dy fjalë si mami dhe babi.
•2 vjeç duhet të ketë një fjalor rreth 20-50 fjalësh dhe të ndjekë udhëzimet e thjeshta si ” ama ujin“. Krijon fjali me dy – tri fjalë dhe kupton më shumë nga ç’thotë.
•3 vjeç duhet të ketë një të folur më të qartë që mund të kuptohet nga të gjithë si psh të përgjigjet në pyetjet e thjeshta si:Kush?, Çfarë?, Pse?
•Në moshën 4-5 vjeçare mund të tregojë një ngjarje të thjeshtë
•Në moshën 7 vjeçare mund të tregojë edhe një ngjarje të komplikuar.
Por duhet të dini se mosha në të cilën fëmijët fillojnë të flasin varion nga një fëmijë në tjetrin, çdo fëmijë ka zhvillimin e tij .
Të folurit më vonë se bashkëmoshatarët e tij, nuk do të thotë që fëmija juaj është më pak i zhvilluar se ata.
Shumë fëmijë gjejnë mënyra të tjera të ndryshme për të komunikuar me ju, si p.sh:
•Ata përpiqen të imitojnë fjalët që ju thoni dhe gjestet ose veprimet që ju bëni.
•Kur ju lexoni përralla së bashku, ai mund të njohë dhe të tregojë me gishtë objekte, personazhe të caktuara në ilustrimet e librit.
•Ata tregojnë me gisht gjërat, objektet ose aktivitetet që duan. Të treguarit me gishtë dhe imitimi verbal dhe joverbal janë shenja të qarta që fëmija juaj dëshiron të flasë me ju.
*Pse ka vonesë në të folur?
•Faktorët gjenetik
• Ambienti i varfër gjuhësor në të cilin jeton fëmija
• Çrregullime të marrëdhënive nënë-fëmijë
•Lindja e një fëmijë tjetër
• Fëmijët që lindin nën peshë;
•Ambienti dy gjuhësh,pra jetoni jashtë shteti dhe flitet shqip dhe gjuha tjetër
•Përdorimi i tepërt i teknologjisë
• Mos shkuarja në kopësht.
*Si ti nxisni fëmijët për të folur?
Flitini atij vazhdimisht;
•Thirrini dhe i tregoni me gisht objektet, sendet, ambientet, njerëzit e gjithçka që ju rrethon përditë
•Nëse i bëni një pyetje, lërini 10 sekonda kohë para se ta motivoni për të kthyer një përgjigje
•Kur ata flasin në mënyrën që ju po prisnit,jepini atij një reagim të qartë ku mund t’i thoni ; “Po, ajo është macja”.
•Mos u ulni për të ngrënë me televizor, apo edhe telefonin para.
•Nxiteni të rrijë me fëmijë të tjerë
•Kur bën e thotë diçka të mirë, jepini të kuptojë që ju jeni e kënaqur, kështu e inkurajoni atë ta bëjë shpesh një gjë të tillë.
•Përsërisni çfarë fëmija juaj thotë duke ia korrigjuar gabimet, nëse ai thotë: “nane”, ju përgjigjuni: “Po, do hamë banane”
•Kur i flisni, mbajeni fëmijën përballë me qëllim që ai të shikojë fytyrën tuaj