Kryefjala Logo

Nënat e reja frikësohen lehtë

2 vite më parë

Nënat e reja janë kthyer në fokus të studimeve sidomos për periudhën pas lindjes.
Depresioni është arsyeja kryesore e këtyre studimeve.

Studimet kanë habitur kur kanë zbuluar se pjesa më e madhe e femrave kanë frikë dhe halucinacione dhe nuk i pranojnë ato me frikën se do i quajnë të çmendura.

Plot 63% e femrave mendojnë se fëmijët e tyre lëndohen apo se do ju ndodhë diçka e keqe.
45% kanë frikë se mos fëmija ju ndërron jetë
15% kanë imagjinuar veten duke lënduar fëmijën.

Këto femra kanë frikë të shprehin këto mendime në publik sepse kanë frikën e gjykimit ose e mendojnë veten si të sëmura mendore.

Psikologët thonë se këto janë shenja të depresionit pas lindjes që vijnë si pasojë e frikës së përballjes me një ndryshim aq të madh në jetë.

Kjo fazë kalon sigurisht,por një konsult me psikolog do t’ju bënte shumë mirë.

Të ngjashme