Kryefjala Logo

Në periudha të vështira,sekreti është si ti kapërcejmë ato

23 Maj, 2022 | 12:51 pm

Njerëzit kalojnë nëpër ditë të mira dhe në ditë të këqija.
Disa ditë jo të mira kthehen në periudha dhe ndodh të ngecim në një rreth ku dalja na duket tepër larg.

Nëse po kaloni momente të errëta,mos u shqetësoni,mendoni se nuk jeni vetëm në botë pasi njësoj si ju dhe më keq ka mijëra e miliona të tjerë.

Ndaj mblidhni veten,çohuni dhe lexoni me zë mënyrat që ne kemi sjellë për ju si ndihmë për të lënë pas një periudhë të vështirë:

1-Qani një herë e mirë dhe nxirreni të gjithë ndjesinë e keqe me ngashërima dhe ulërima nëse doni.

2-Merrni një shok/shoqe të besuar dhe bisedoni.

3- Merrni një ditë pushim dhe largohuni nga gjithçka që ju rrethon

4-Nëse po kaloni një periudhë të vështirë bëni mirë të ulni pritshmëritë tuaja për veten dhe të tjerët.

5-Kërkoni ndihmë nga një ekspert për gjendjen mendore-emocionale

6-Shkruani se çfarë duhet të bëni për të trajtuar dhe adresuar çdo përgjegjësi që keni.

7-Meditoni me ndihmën e Youtube nëse nuk keni mundësi të ndiqni leksione private me specialist

8-Pyeteni veten: Cili është prioriteti im ? Pastaj bëjeni pa menduar për asgjë dhe askënd.

Të ngjashme