Kryefjala Logo

Ne nuk e dimë çfarë ndodh sot,por astrologu Paolo Fox po!

24 Tetor, 2023 | 9:15 am

Dashi-këto ditë sjellin pak lodhje. Ka tension në marrëdhëniet familjare dhe dashurie por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt gjërat do të funksionojnë sërish. Mundohuni të merrni pak kohë për veten tuaj.

Demi-Bëni kujdes sot sepse do ketë disa shqetësime fizike. Në dy vitet e fundit keni pasur probleme me paratë, por që nga kjo verë jeta juaj ka ndryshuar pozitivisht. Afërdita pozitive favorizon takimet.

Binjakët-Në dashuri ka pasiguri edhe në çiftet afatgjatë. Merrni pak kohë për të kuptuar se si ta zgjidhni këtë situatë. Hëna disonante sjell vonesa dhe nuk do mungojnë shqetësimet në punë.

Gaforrja-Me diellin, hënën, Mërkurin, Venusin dhe Marsin në aspekt të mirë kjo ditë mund të japë shumë. Vetëm kini kujdes nga disa tensione të vogla në punë ku dikush mund të vendosë një fole në rrotat tuaja.

Luani-ju keni një dëshirë të madhe për t’u treguar të tjerëve se sa të fortë dhe të suksesshëm jeni. Javët e fundit kanë qenë të vështira dhe dikush ka qenë mosmirënjohës ndaj jush, por tani gjërat ndryshojnë. Ka mundësi të mëdha për të kapur në fluturim.

Virgjëresha-Ka shumë gjëra për të bërë dhe menaxhuar në këtë periudhë dhe ky kaos krijon një shqetësim për ju që e doni saktësinë. Mundohuni të jeni më fleksibël dhe të përshtateni më shumë me ndryshimet, madje edhe ato të papritura. Yjet e shpërblejnë dashurinë dhe ju kthehet një dëshirë e madhe për të dashuruar.

Peshorja-Disa ditë janë më të tensionuara se të tjerat dhe kjo, për fat të keq, është një ditë e keqe. Në punë do viheni në provë dhe mund të humbni durimin. Në dashuri do të duhet të prisni deri në nëntor për të parë lajme.

Akrepi-Në këtë ditë favorizohen projekte të reja. Në punë po ecën shumë më mirë dhe ju jeni rikthyer të keni ide të qarta se çfarë duhet të bëni. Dashuria kthehet si protagoniste dhe jep shumë.

Shigjetari-dëshira për t’u përfshirë është e lartë në punë. Kjo është një kohë optimale për të bërë gjëra të reja dhe për të arritur sukses. Kushtojini vëmendje vetëm Venusit përballë.

Bricjapi-Në dashuri duhet të bëni një zgjedhje dhe yjet janë në anën tuaj. Kjo është një periudhë optimale si për dashurinë ashtu edhe për punën. Këto lidhje astrologjike nuk janë parë për një kohë të gjatë, prandaj shfrytëzoni sa më shumë prej tyre.

Ujori-Ju jeni vënë në provë nga pikëpamja emocionale në këtë ditë si në periudhën e fundit. Mundohuni t’i përballoni vështirësitë me guxim edhe nëse disponimi juaj nuk është në të mirën e tij. Në punë do jetë e nevojshme të rishikoni disa gjëra.

Peahqit-Qielli i sotëm të lejon të shohësh qartë edhe në kushte të vështira. Kjo është një periudhë e dobishme për të sqaruar gjërat në dashuri por edhe në punë. Prisni suksese të reja në punë dhe gjithashtu njohuri të bukura.

Të ngjashme