Lifestyle
Në këtë mënyrë partneri po nxjerr anën tuaj më negative
4 Qershor, 2022 | 10:24 am
Një partner i mirë nxjerr anën tuaj më të mirë duke ju mbështetur,inkurajuar,dashur dhe nxitur të jesh më e mira.
Jo gjithmonë ndodh kështu për fat të keq,disa njerëz vijnë në jetën tonë dhe nxjerrin nga ne më të keqen dhe ne nuk e kuptojmë derisa humbasim veten.
Duhet të keni shumë kujdes nga këto raste,ndaj sot ju paralajmërojmë si ti dalloni këto sirena alarmi.
1-Ndjeheni vazhdimisht të lodhur
Ju po mendoni për të gjithë kohën dhe jo në mënyrë të bukur.
Ka shumë konflikte dhe ju mund të dalloni se po ndiheni tepër negativë për gjithçka që ai bën.
2-Nuk jeni vetvetja pranë tij
Nëse nuk mund të flisni dhe të tregoni anët tuaja të vërteta rreth tij, kjo do të thotë që ai nuk është i mirë për ju.
Nëse miqtë tuaj kanë filluar t’ ju tregojnë se keni ndryshuar që kur jeni me të dhe jo në një mënyrë të mirë, kjo është sirena juaj e alarmit.
3-Keni braktisur njerëz të tjerë në jetën tuaj
Në marrëdhëniet e shëndetshme, njerëzit kalojnë shumë kohë së bashku, por ende mbajnë miqësitë e tyre, familjen dhe marrëdhëniet e punës.
Nëse ai ju nxit ti braktisni të gjithë për të ndenjur vetëm pas tij,nuk është mirë..
4-Përpiqeni të fitoni mbi të
Ju vazhdimisht ndiheni të nënshtruar rreth tij dhe kohët e fundit e keni kapur veten duke planifikuar qëllimisht ta bëni atë të ndjehet më pak në mënyrë që të mund të gjeni përsëri veten tuaj të fortë.
Kjo tregon se ju po përshtateni me rregullat e tij dhe jeni bërë si ai.