Lifestyle
Ne e urrejmë të hënën. Po astrologu çfarë thotë?
23 Maj, 2022 | 12:50 pm

Dashi-Mjaft më me ndjenja të përzjera ndaj dashurisë por reagoni.
Ulni ritmin në gjëra që nuk sjellin fitime sepse po ju merr shumë kohë.
Demi-Nëse bie pre e debateve të kota me partnerin mos i kushtoni rëndësi,ato do të largohen vetë. Bëni kujdes nga zilia e një kolegu që rri afër jush.
Binjakët-Kërkoni gjithë kohës një person,një motiv,një arsye.A nuk u lodhët ende?Pushoni.
Gaforrja-Keni bërë një lëmsh emocionesh të mira dhe të këqija brenda vetes sa tani nuk po dini si ti ndani.Merrni kohën tuaj.
Luani-Do të prisni edhe pak për atë pasionin që ju po kërkoni me aq ngulm në netët e nxehta të verës poshtë qiellit plot yje.Kur u bëtë kaq romantik ju i dashur Luan?
Virgjëresha-Mos i beso partnerit kur ju thotë se e keni vetëm ju gabim,mos lejoni t’ju lëkundet vetëbesimi.Puna ka shumë punë me thënë të drejtën.
Peshorja-Ruani dinjitetin dhe maturinë përballë një partneri që po mundohet t’ju nxehë dhe t’ju lërë ju gjithë fajin.Largoni stresin e kotë nga puna sepse problemi nuk është aty.
Akrepi-Pasioni që ju karakterizon e bën partnerin tuaj shumë të lumtur por jo kolegët në punë që xhelozojnë energjinë tuaj.
Shigjetari-Jini të sinqertë me veten,ju nuk doni më lidhje stinore por marrëdhënie serioze.Gjithsesi vështirë të hiqni dorë nga jeta që bëni për partnerin.
Bricjapi-Dashuria nuk është një objektiv që ju duhet të arrini ndaj relaksohuni pak.Puna nuk ka probleme por jeni ju shumë ambicioz dhe i shpikni ato.
Ujori-Zemërimi juaj po kalon çdo kufi.Gjithçka po ja shfryni partnerit që nuk ju ka asnjë faj.Kujdes sepse dhe zemërimi i tij/saj ka një limit.
Peshqit-Mendoni se me kalimin e kohës,boshllëqet e lidhjes suaj do të mbushen,por jo ato vetëm do të thellohen më shumë.