Lifestyle
Në ambjentet e punës ka disa shprehje që bëni mirë mos ti përmendni me kolegët tuaj
11 Maj, 2022 | 12:33 pm

•Vështirë se mund të funksionojë,por..
Pse e merrni guximin ta hidhni idenë në tavolinë kur edhe vetë e dini se nuk mund të funksionojë?
Idetë tuaja prezantojini me guxim!
•A mund të..?
Kjo mënyrë e të kërkuarit përcjell hezitim dhe angazhimin e të tjerëve për t’iu shërbyer ndaj filloni më mirë me një “Të lutem..”
•Nuk ka problem..
Kjo frazë e shëmtuar në vetvete mund të duket se jeni duke e pranuar me dëshirë dhe gëzim ndonjë detyrë të caktuar.
Duket sikur po i bëni tjetërkujt një nder, në vend se të bëni punën tuaj.
•Do të përpiqem..
Kur shefi kërkon apo jep urdhër për tu realizuar ndonjë punë dhe projekti është i ndërlikuar dhe ju jeni të shqetësuar për kohën e shkurtër, këshillohet ti shpjegoni shqetësimet tuaja me shefin, i cili mund të ju ndihmojë në realizimin e projektit.