Lifestyle
Ndryshimet e trupit çdo 10 vjet që ju nuk i kuptoni
3 muaj më parë


1-Nga mosha 20-30
Kjo është periudha në të cilën ne ndihemi të fortë dhe me energji, por në këtë moshë kockat ndalojnë së zhvilluari, sasia e kolagjenit në trup zvogëlohet dhe dhëmbët e pjekurisë shfaqen.
2-Nga mosha 30-40
Shumë njerëz në këtë moshë shpesh shfaqen si më të rinj në aparencë. Në këtë moshë muskujt fillojnë te dobësohen, shtohet dhjami në to ndërsa sasia e kolagjenit dhe elastinës bie.
3-Nga mosha 40-50
Shumë shkencëtarë besojnë se trupi i njeriut arrin pjekurinë në moshën 38-vjeçare dhe më pas fillon plakja. Në këtë moshë bie numri i qelizave nervore, në trup akumulohet dhjam, shikimi dobësohet, kockat bëhen më të buta si dhe sasia e hormonit estrogjen tek femrat bie.
4-Nga mosha 50-60
Në këtë moshë aparenca pëson ndryshim të dukshëm. Qelizat e trurit fillojnë te dëmtohen, rritet rreziku i problemeve të gastritit dhe memoria përkeqësohet.
5-Nga mosha 60-70
Nervat dhe receptorët nuk funksionojnë siç duhet në këtë periudhë. Zëri fillon të ndryshojë, funksioni i zemrës fillon të bjeri, si dhe kockat dobësohen prandaj dhe gjatësia e njerëzve në këtë moshë shkurtohet pak.
6-Nga mosha 70 dhe më shumë
Ky grup njerëzish konsiderohen te moshuar dhe ndodh zvogëlimi i masës muskulare, i sasisë së dhjamit në trup, i shpejtësisë së rigjenerimit, si dhe një përkeqësim i memories afat shkurtër.