Kryefjala Logo

Mushkonjat pickojnë më së shumti këto 4 lloje njerëzish

23 Qershor, 2022 | 12:00 pm

Kur janë dy ose më shumë njerëz,është gjithmonë dikush që përdoret si shënjestër pasi tërheq të gjitha mushkonjat dhe i mban të tjerët larg pickimeve.

Sepse e vërteta është një: Për mushkonjat nuk jemi të gjithë njësoj.

Ja çfarë ju bën të jeni më të pickueshëm nga mushkonjat:

1. Shtatzënia
Gratë shtatzëna lëshojnë më shumë dioksid karboni, i cili tërheq mushkonjat.

2. Ushtrimet
Pas një vrapimi, ose një ore gjimnastikë, ju kafshoheni shumë më tepër sepse mushkonjat tërhiqen nga acidi laktik, i prodhuar gjatë stërvitjes dhe lirohet edhe pas dushit.

3.Kush pi alkol
Ata që pinë alkool bëhen më tërheqës për ta sepse alkooli ua ngre temperaturën e trupit dhe ata preferojnë trupat më të ngrohtë.

4. Kush ka gjak të grupit 0
Sipas një studimi, njerëzit me 0 gjak janë 83% më shumë se të tjerët të pickueshëm nga mushkonjat. Nga ana tjetër, më pak i sulmuar është ai që ka grupin A

Të ngjashme