Lifestyle
Mushkonjat nuk pickojnë kot, zbulo nëse je në preferencat e tyre.
19 Gusht, 2022 | 1:39 pm
Mushkonjat janë insekte shumë të besdishme, sidomos gjatë verës. Sepse pickimi i tyre nuk është vetëm kaq, pasi mund të kalojë në infeksion. Por jo të gjithë njerëzit janë në fokus të mushkonjave, e kjo lidhet ngushtë me grupin e gjakut.
Mushkonjat lajmërohen për grupin e gjakut të njerëzve që duhet të pickojnë nga një kimikat që lëshon trupi. Ndërkohë që janë mushkonjat femra ato që pickojnë sepse gjaku u duhet për mbarëvajtjen e pjellorisë.
Sipas TVklan.al tipi A i gjakut nuk është aq i preferueshëm për mushkonjat. Tipi B pak më tepër..
Të preferuarit e tyre janë Tipi 0 i gjakut sepse i ndihmon ato ta bëjnë punën e tyre më mirë sesa çdo tip tjetër, pa u zbuluar ende arsyet e qarta.