Kryefjala Logo

Mund ta mbrosh veten nga të tjerët por mëso më parë ta mbrosh nga vetja

13 Mars, 2022 | 1:50 pm

Duke mësuar të mbrojmë veten nga vetja, më saktë, më specifikisht, nga mendja jonë, dhe nga izolimi i saj! 

Shpesh energjitë negative i shkarkojmë mbi veten tonë, dhe e tragjizojmë kaq shumë situatën saqë duket sikur e gjithë bota po rri mbi shpatullat tona. Kjo nuk është e vërtetë, dhe nuk do të bëhet kurrë, ka ditë që stuhitë do të na bëjnë fertele, por ajo është e bukura, ringritja!

Shpesh të gjitha problemet vijnë kur vlerësimi që meritojmë na mohohet, ose meritat që kemi fituar i jepen dikujt tjetër. Shpesh nga vlerësimi nis edhe afeksioni ose dashuria mbi gjërat, por nëse merr vetëm kritika dhe zhgënjime gjithë kohës nga dikush ti ndihesh i pavlerë dhe i padenjë të jetosh, por duhet të mësoni që kjo tokë ka edhe farë të tillë, që e vetmja punë që dinë të bëjnë është të heqin dëshirën për të jetuar, dhe kur ata të përpiqen të bëjnë këtë, jo mos bini pre!

Duaje veten më shumë seç e gjithë bota mund t’ju urrejë! Respektoje veten më shumë se e gjithë balta e kësaj toke që mund të ketë qëllim të ju përlyejë!

Kujdesuni për mendjen tuaj! Mos e lini të dëmtohet nga çdo qenie vegjetative apo robot që shfaqet si njeri!

Të ngjashme