Lifestyle
Muaji sapo filloi dhe astrologu Paolo Fox lëviz ujrat me këto parashikime
3 muaj më parë


Dashi-Sot mund të përjetoni një rikuperim të bukur në dashuri pas një periudhe disi kritike.
Në punë ju presin shumë angazhime.
Demi-Sot mund të mbyllni një marrëveshje të rëndësishme në punë dhe në dashuri, të tregoni pak guxim dhe madje pak pavetëdije sepse ndonjëherë dashuria ka nevojë për këtë.
Binjakët-Jeni në një moment dyshimesh në punë, nuk jeni të sigurt që keni bërë zgjedhjen e duhur.
Në dashuri gjeni kohën për të shijuar disa momente intime me partnerin.
Gaforrja-Sot yjet flasin për një shtysë të mirë emocionale, hidhuni nëse është dikush që ju pëlqen.
Në punë gjithçka po shkon mirë, vazhdoni kështu.
Luani-Qielli i sotëm flet për dashurinë edhe nëse së fundmi e keni lënë pas dore për punë.
Në punë ju duhet të vazhdoni të shtrëngoni dhëmbët sepse suksesi është afër.
Virgjëresha-Në dashuri është dikush që po përfiton nga ju dhe gadishmëria juaj.
Në punë jeni gjithmonë shumë konkret dhe profesionistë dhe këto aftësi tuajat do ju çojnë larg.
Peshorja-Përpiquni të hapeni më shumë në dashuri sepse mundësitë për të bërë takime interesante janë të shumta.
Në punë ka pak stres të akumuluar.
Akrepi-E bukur kjo ditë për ndjenjat që mund të marrin jetë.
Në punë ka pak pakënaqësi të vogla por duhet t’i shkoni deri në rrënjë problemit.
Shigjetari-Ju jeni njerëz shumë impulsivë dhe kjo është e mirë dhe e keqe në dashuri sepse shkakton grindje të sidomos nëse partneri juaj nuk është si ju.
Do jetë një ditë e ngarkuar në punë.
Bricjapi-Horoskopi i sotëm flet për një energji të mirë dhe dëshirë për të bërë dhe për të takuar njerëz të rinj.
Në punë do të filloni një rrugë të re.
Ujori-Sot është një ditë shumë e bukur për ndjenjat dhe në punë dëshironi të ndryshoni ambientin por duhet të bëni edhe pak durim.
Peshqit-Bëni kujdes sepse sot mund të keni probleme të vogla fizike.
Kaloni pak kohë pushim dhe rikuperim fizik.
Në punë jeni punëtor, por ndonjëherë duhet ta ‘lironi pak rripin’.