Kryefjala Logo

Muaji i ri nisi dhe astrologu Paolo Fox e ka parashikimin gati

1 Korrik, 2022 | 11:58 am

Dashi-I bukur ky fillim muaji që ju sheh plot energji. Në punë favorizohen kontaktet dhe pse jo, dikush mund të mendojë edhe për ndryshimin e qyteteve.

Demi-Nnë dashuri ka shumë emocione dhe Afërdita e favorshme i përforcon ato edhe më shumë. Në punë ka pak stres por gjithë mundi do sjellë rezultate.

Binjakët-Sot flitet për dashurinë dhe shumë çifte do të zgjedhin ta hedhin një hap për një të ardhme së bashku. Në punë duhet të riorganizoni gjithçka dhe të kuptoni se është prioritet dhe çfarë jo.

Gaforrja-Në dashuri kushtojini vëmendje një keqkuptimi të vogël që mund t’ju bëjë nervoz. Harrojini polemikat dhe kini më shumë durim në punë, ndonjëherë ju duhet pak kohë për të menaxhuar ndryshimet.

Luani-Përfitoni nga njohuritë e reja që mund të kthehen në diçka më shumë. Në punë, ndryshimet janë afër , por ju mezi prisni të arrini në destinacion.

Virgjëresha-Në dashuri gjithçka po shkon mirë ndaj planifikoni diçka të veçantë për fundjavën. Në punë, kushtojini vëmendje fjalëve, përpiquni të përmbaheni pak nga të qenit gjithmonë të sinqertë.

Peshorja-Kjo është dita e duhur për t’i thënë partnerit tuaj se çfarë mendoni. Në punë gjërat fillojnë të lëvizin, shfrytëzoni rastin për të kapur mundësi të reja.

Akrepi-Dielli është ideal për t’i përjetuar emocionet në maksimum, pasioni po ngrihet në qiell. Në punë sqarojini gjërat menjëherë për të shmangur keqkuptimet e mundshme.

Shigjetari-Në dashuri kujdes nga disa tensione por tashmë nga mbrëmja ka një rikuperim të mirë. Në punë ka të reja dhe profesionistët e lirë do të mund të kenë diçka më shumë.

Bricjapi-Dita nis në mënyrën më të mirë dhe mund të sqarohen edhe disa dyshime. Në punë gjithçka është e qëndrueshme dhe ndiheni të stimuluar nga ajo që bëni.

Ujori-Në dashuri duhet të tregoheni më të shkathët dhe të hidhni hapin e parë. Në punë mbyllni çdo marrëveshje deri në fund të javës.

Peshqit-Beqarët tërhiqen nga dikush ndaj duhet të bëjnë lëvizjen e parë, ata në çift po kalojnë bukur. Në punë ka ende pak tension por mjafton të gjeni pak vetëbesim.

Të ngjashme