Moti po rregullohet,po fati juaj?E zbulojmë me astrologun Paolo Fox

4 muaj më parë

Dashi-Ditë e bukur për të marrë vendime dashurie.
Në punë është një kohë shumë e bukur për t’u treguar të gjithëve se nga çfarë jeni gatuar.

Demi-Kjo është dita për të rregulluar gjithçka që nuk funksionon në dashuri.
Në punë, është mirë të mos mbyteni nga shumë angazhime.

Binjakët-Nuk është koha ideale për dashuri, ka shumë gjëra të ngatërruara.
Në punë ka kaq shumë nervozizëm sa duhet të lironi pak kontrollin.

Gaforrja-Nuk duhet të shikoni gjithmonë nga e kaluara, por të jetoni në të tashmen, sidomos në dashuri.
Në punë është më mirë t’i merrni gjërat me qetësi.

Luani-Ka disa ndryshime në ajër dhe në dashuri më në fund ka një harmoni të bukur me partnerin.
Në punë do arrini të shkëlqeni si asnjëherë më parë.

Virgjëresha-Për momentin nuk dëshironi vërtet dashuri, por preferoni të jeni vetëm dhe kjo është e kuptueshme.
Në punë, gjithçka vazhdon edhe nëse pa shumë stimul.

Peshorja-Nëse zemra juaj është e lirë, do të keni mundësi të takoni dikë të veçantë dhe të filloni një histori.
Në punë është më mirë të ekspozoni veten dhe t’u tregoni të gjithëve se kush jeni.

Akrepi-Hapuni më shumë ndaj dashurisë sepse yjet janë në anën tuaj.
Në punë kujdes nga provokimet.

Shigjetari-Në dashuri do mund të përjetoni emocione të forta dhe në punë , nëse angazhimet ju duken të shumta, do arrini t’i përfundoni ato.

Bricjapi-Qielli ju mbron ndaj lëreni veten të shkoni në kënaqësitë e dashurisë.
Në punë jeni gati për të hedhur një hap të madh .

Ujori-Është më mirë të mos mendoni shumë për të kaluarën, dashuria duhet jetuar këtu dhe tani.
Në punë vazhdoni me besim dhe të tjerët do ta kuptojnë vlerën tuaj.

Peshqit-Do të ishte më mirë të mos prishni një histori dashurie vetëm për një fjalë goje.
Edhe në punë bëni kujdes me fjalët.

Të ngjashme