Kryefjala Logo

Mos lejoni kurrë askënd t’ju fusë këto mendime në kokë

24 Maj, 2022 | 3:47 pm

Rrethohemi me njerëz që mendojnë,veprojnë dhe perceptojnë ndryshe.
Të gjithë kanë qejf të japin mend dhe të udhëzojnë mënyrën sesi mendon pasi kjo ndikon në mënyrën e jetesës.
Është mirë të marësh një mendim më shumë por jo nëse bëhet fjalë për këto mendime si më poshtë:

1-Mendimet se mund të ndryshoni të tjerët.
Ju nuk mund të ndryshoni askënd që nuk dëshiron të ndryshojë dhe fiksoheni mirë .
Ashtu si vetëm ju jeni të aftë të ndryshoni veten tuaj, edhe njerëzit e tjerë janë përgjegjës për veten.

Nëse nuk e pëlqeni dikë ashtu siç është largohuni pasi ju takon juve të vendosni cilët njerëz doni të keni përreth.

2-Mendimin se mund të presësh nga të tjerët diçka

Të presësh dikë tjetër të bëjë çdo gjë për lumturinë tuaj nuk është mirë.
Me shumë mundësi në fund ka të ngjarë të zhgënjeheni.

Mos harro se pritshmëritë tuaja nuk janë prioritet i dikujt tjetër.

3-Të mërziteni çfarë mendojnë të tjerët
Pse ka rëndësi se çfarë mendon dikush tjetër për ju?
Shumica e njerëzve janë aq të zënë duke u marrë me veten e tyre sa as nuk ia ndjen se çfarë jeni duke bërë ju me jetën tuaj. Ndaj bëni çfarë ju bën të lumtur dhe nëse dikush ju gjykon për diçka kjo është çështje e tyre jo e juaja.
Injoroni gjithçka dhe jini të lumtur pavarësisht gjithçkaje.

Të ngjashme