Metodat e çuditshme të të riut shqiptar për të hapur birrën. Me lopate, varëse rrobash ose me takë këpuce.

3 muaj më parë

Mund t’ju ketë rastisur të hapni një shishe birrë me çakmak, lugë çelësa apo sende të tjera. Megjithatë, mënyrat se si e hap birrën Andi Tatani janë padyshim të pazakonta. I riu shqiptar që jeton prej shumë vitesh në Itali, është bërë viral në TikTok.

Ai ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptar por dhe të huaj për metodat “alla shqiptarçe’ për të hapur birrën. Me kapele, me fruta deti, mish, pastë dhëmbësh, cigare, stilolaps janë vetëm disa nga gjërat që ia përdor për të arritur këtë qëllim.

Ai ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-aj e mëngjesit”, ku tregoi se shumë ndjekës nuk e besojnë se këto mënyra mund të jenë të vërteta. Ai tregoi se gjithçka nisi nga një video e thjeshtë që u bë brenda orës shumë virale.

Të ngjashme