Metoda që i kanë ardhur në ndihmë kujt ka dashur të kursejë para:

4 muaj më parë

1-Jetesa me prindërit. Kjo mënyrë ju kursen para në ndarjen e qerasë së shtëpisë. Megjithatë jo të gjithë dëshirojnë të jetojnë me prindërit pas të 30-ave. Ju mund të jetoni më miqtë tuaj dhe të ndani qeranë me njëri-tjetrin.

2-Mos u nxitoni për të blerë një makinë. Përdorimi i transportit publik apo edhe biçikletave do ju ndihmojnë të kurseni para.

3-Mësoni të gatuani. Shumë të rinj preferojnë të ushqehen në mjediset jashtë shtëpisë, por kjo jo vetëm që ju dëmton financiarisht, por dëmton edhe shëndetin.

4-Mos shpenzoni para për veshje apo produkte luksoze. Një numër i madh individësh marrin kredi për të blerë produkte të shtrenjta dhe më pas nuk kanë para mjaftueshëm për gjerat që ata kanë vërtet nevojë.

5-Mos kini frikë të provoni gjëra të reja. Mund të zbuloni një talent tuajin që do ju ndihmojë të fitoni para. Ndryshoni punën që ju bëni nëse nuk po ju ndihmon ende që të ngriheni në karrierë.

Të ngjashme