Lifestyle
Meta bën njoftimin e rëndësishëm: Pas 14 janarit, filtrat do të zhduken në Instagram dhe Facebook
10 Janar, 2025 | 10:41 pm
Mbi dy milionë filtra në Instagram dhe Facebook do të zhduken. Meta ka shpallur fundin e Spark, platformës së dedikuar për krijimin e filtrave të bukurisë, atyre që ju lejojnë të lëmoni lëkurën, të zmadhoni artificialisht sytë dhe të mbushni buzët.
“Duke filluar nga e marta, 14 janar 2025, efektet e realitetit të shtuar (AR) të krijuara nga palët e treta, duke përfshirë markat dhe komunitetin tonë më të gjerë të krijuesve të AR, nuk do të jenë më të disponueshme,” shpjegoi kompania në një deklaratë.
Jo të gjithë filtrat në Instagram do të zhduken, pasi kompania shpjegoi: “Efektet AR në pronësi të Meta do të vazhdojnë të jenë të disponueshme për përdoruesit tanë në të gjithë familjen tonë të aplikacioneve”, megjithatë, ata janë 140 për momentin, një numër i parëndësishëm në krahasim me bibliotekën aktuale me miliona filtra.
Meta nuk është e vetmja, në fakt TikTok ka vendosur të ndalojë filtrat e bukurisë vetëm për përdoruesit e mitur në platformë. Megjithatë, eliminimi nga kanalet zyrtare mund të mos jetë i mjaftueshëm. Rreziku është që përdoruesit të shkarkojnë filtra në aplikacione të tjera, të cilat do jenë vështirë për t’u zbuluar duke i përdorur ato në foto dhe video. Prandaj, problemet me filtrat e Instagramit, ka shumë të ngjarë, nuk do të zhduken, vetëm do të bëhen më të vështira për t’u menaxhuar.
Filtrat e bukurisë janë kritikuar prej kohësh, duke u akuzuar për krijimin e standardeve të paarritshme dhe çrregullime të të ushqyerit si dismorfia, depresioni dhe ankthi tek të rinjtë. Duke rregulluar imazhet ose duke aplikuar filtra, njerëzit humbin nga njëra anë vetëdijen për trupin dhe pamjen e tyre, nga ana tjetër kontrollin mbi imazhin e tyre. Kjo shkëputje është e rrezikshme, prandaj Meta vendosi të eliminojë filtrat. Jo vetëm kaq, ai dëshiron që t’u japë përparësi investimeve në prioritete të tjera të korporatave.