Mësoni si ti jepni fund dhe madje pa menduar fare për ish-in

9 muaj më parë

Pavarësisht nëse është apo jo një vendim i që e merrni të dy, një ndarje në çift gjithmonë është e dhimbshme.

Ne kemi gjetur disa mënyra që do ju bëjnë të ndiheni më mirë me veten dhe pse jo të gjeni një dashuri të re!

Na ndiqni:

1-Fshijeni ish-partnerin nga çdo rrjet social
Në momentin që një njeri nuk është më i pranishëm në jetën tuaj, ju nuk duhet ta ndiqni më në rrjete sociale. Nëse ju vazhdoni të shikoni çdo postim të tij, do të kujtoni momentet që keni kaluar me të dhe do ta keni të vështirë ta harroni.

2-Flisni me një psikolog
Një ndarje mund të ketë ndikim të madh në gjendjen tuaj emocionale, prandaj është mirë që të flisni me një psikolog. Kur ju i jepni fund një lidhjeje filloni të mendoni negativisht për veten, sepse pyesni se ku qëndronte gabimi juaj që partneri ju la. Kur ndaheni nuk do të thotë se ju jeni gjithmonë problemi.

3-Dilni me sa më shumë njerëz
Kur ndaheni ju mendoni se nuk do e gjeni më kurrë dashurinë dhe keni frikë se nëse krijoni një lidhje të re mund të përfundoni sërish në të njëjtën situatë. Në fakt ju duhet të bëni të kundërtën. Pas ndarjes duhet të dilni me sa më shumë njerëz, kështu do të ndiheni më mirë dhe do e harroni më lehtë të dashurin që kishit.

4-Gjeni një hobi

Në momentin që ndaheni ju filloni të humbisni besimin tek vetja. Për të filluar për t’u ndjerë mirë dhe për të harruar ish-partnerin mjafton të gjeni një pasion të ri dhe ta zhvilloni.

Të ngjashme