Kryefjala Logo

Mësoni si të mbani të pacënuar një lidhje në distancë

31 Maj, 2022 | 1:14 pm

Ndodh të dashurohesh me dikë në verë dhe zbulon se ai jeton jashtë shtetit.
Ose dashurohesh në gjimnaz dhe ai ose ajo vazhdon universitetin jashtë shtetit.
Po ndodh edhe që ti dalë llotaria e qindra arsye të tjera pse gjysma juaj të jetë në një shtet tjetër.

Sot do të flasim si të mbani një lidhje në distancë,na ndiqni:

1-Menaxhoni pritjen tuaj
Disa herë, ju do të keqkomunikoni, irritoni dhe lëndoni njëri-tjetrin.
Do të jetë një përpjekje për ta kuptuar dhe rregulluar partnerin në distancë.
Distancat nuk janë argëtuese dhe të presësh që kjo periudhë të jetë përgjithësisht e vështirë mund të të ndihmojë ta përballosh më mirë presionin e mungesës.

2-Ndani detajet e vogla të ditës suaj
Mundohuni të ndani disa nga detajet e vogla të përditshme pasi do ta ndihmojnë partnerin tuaj të bëhet pjesë e ditës tuaj në mënyrë më efektive dhe do t’ju ndihmojë të dy të ndiheni më të lidhur.

3-Vendosni kohë për të folur me njëri-tjetrin
Kur të jeni larg planifikoni kohën për të biseduar me njëri-tjetrin dhe për ta mbrojtur atë kohë para gjithçkaje.
Kjo nuk do të thotë thirrje telefonike 10 orë çdo ditë, por ndoshta do të thotë një bisedë e zgjatur të paktën një herë në ditë .

Të ngjashme