Kryefjala Logo

Mësoni parashikimet e astrologut Paolo Fox për sot

14 Korrik, 2022 | 12:33 pm

Dashi-Dashuria po ecën mirë dhe ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë këtë kohë të favorshme. Në punë mbërrijnë rezultatet dhe kënaqësitë që ishin aq të dëshiruara.

Demi-Orët e para të ditës i lënë vendin ndjenjave për t’u shprehur sa më mirë, por pasdite do të ketë disa probleme. Në punë është më mirë të bëni gjithçka menjëherë pa vonuar.

Binjakët-Hëna është në anën tuaj dhe mbron sferën e dashurisë. Prisni një surprizë të këndshme. Do të ketë konfirmime në punë.

Gaforrja-Mos e humbni durimin në dashuri dhe përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Në punë ka shumë angazhime dhe do ketë disa ndryshime me të cilat duhet të përshtateni.

Luani-Në dashuri ka shumë projekte por hëna nga orët e pasdites do të kthehet në të kundërtën e saj dhe do të sjellë pak krizë në çift. Në punë dëgjoni këshillat e atyre që ju duan.

Virgjëresha-Duhet të bëni paqe me ndjenjat tuaja. Përgjigjet vijnë në punë, por nuk keni pse të ulni angazhimin. Është koha për t’u inpenjuar.

Peshorja-Lajme të mira vijnë për ndjenjat dhe nga data 18 e këtij muaji do të shpëtoni edhe nga Venusi i kundërt. Në punë, vazhdoni të punoni mirë dhe do të korrni shpërblimet tuaja.

Akrepi-Hëna është e kundërt ndaj bëni kujdes në dashuri, veçanërisht nëse partneri është larg. Në punë dëshironi të bëni shumë, ndaj përfitoni nga ky moment.

Shigjetari-Bëhuni gati sepse muajin e ardhshëm ndjenjat do zgjohen dhe ju do të lulëzonj. Në punë jeni gati të nisni një projekt të ri dhe entuziazmi po rritet.

Bricjapi-Ka ardhur koha për të zgjidhur problemet në dashuri pa u menduar shumë për të. Në punë shkëputuni nga priza dhe merrni një ditë relaksi total.

Ujori-Përfitoni nga kjo ditë për të bërë diçka të këndshme me partnerin tuaj dhe nëse jeni beqarë, mos u mbyllni në shtëpi. Në punë gjërat fillojnë të përmirësohen.

Peshqit-Mos u dekurajoni sepse nga pasditja e vonë dashuria do të shkëlqejë sërish në jetën tuaj. Në punë ka shumë projekte për të ardhmen dhe së shpejti do të vijnë lajme të mira.

Të ngjashme