Merrni frymë thellë dhe shikoni parashikimin e së dielës me Paolo Fox

3 muaj më parë

Dashi

Në dashuri situata nuk është shumë e mirë, por ruani qetësinë. Në punë, nesër dita do të jetë më e mirë: sot jeni paksa të shpërqendruar.

Demi

Favorizohen takime të reja dhe histori që duhet të vihen në provë për të parë nëse do të jenë afatgjata. Në punë, ndiqni rrugën tuaj: përpiquni të bëni diçka më shumë!

Binjakët

Sot është një e diel intriguese për dashurinë: mos i lini asgjë rastësisë nëse jeni të interesuar për dikë. Në punë jeni të shqetësuar sepse ndoshta keni shumë gjëra për të bërë, por zgjidhni rrugën e pushimit dhe kthehuni të hënën me energji të reja.

Gaforrja

Sot është një ditë e veçantë për ndjenjat, por për ata që po jetojnë një krizë vijon të ketë probleme dhe vështirësi. Në punë po bëni diçka që nuk ju pëlqen. Bëni diçka ku e gjeni veten sa më shpejt të jetë e mundur.

Luani

Në dashuri, në këtë periudhë nuk premtohen gjëra të mëdha, por polemika. Në punë, përpiquni t’i sqaroni gjërat dhe të jeni më pak të shqetësuar!

Virgjeresha

Historitë që lindin tani premtojnë gjëra të mëdha. Në punë, duhet të ktheheni në lojë: ndoshta deri në maj do të filloni një rrugë të re!

Peshorja

Mundohuni të gjeni ndjenjën pasionante që ka munguar mes jush. Në punë, po vjen një kthesë e vogël, por mos u dorëzoni.

Akrepi

E diela është interesante për ndjenjat: Hëna është në anën tuaj, por kujdes për çështjet ekonomike. Në punë, dita duket premtuese!

Shigjetari

Në dashuri, nëse një lidhje nuk funksionon më, është më mirë t’i jepni fund dhe të vazhdoni më tej. Në punë dita është e favorshme, por nëse ka ende diskutime të hapura përpiquni t’i zgjidhni sa më shpejt!

Bricjapi

Në dashuri ka pasiguri dhe kjo e diel nuk do të jetë më e mira për ju. Ndërsa në punë, përpiquni të mos jeni shumë sipërfaqësorë!

Ujori

Sot është dita për të dashuruar ndaj shtyni çdo diskutim për nesër. Në punë jeni nervoz sepse nesër duhet të përballeni me diçka të vështirë!

Peshqit

Lini veten të lirë për të shijuar emocionet që janë brenda jush. Në punë negociatat nuk do të jenë të lehta, por do ia dilni me sukses të menaxhoni situatën.

Të ngjashme