Kryefjala Logo

Mënyrat se si shtatzënia do të ndryshojë marrëdhënien tuaj me bashkëshortin tuaj

14 Gusht, 2022 | 12:52 pm

Kur testi i shtatzënisë tregon dy viza çdo grua e kupton se jeta e saj nuk do të jetë e njëjtë.
Lindja e një fëmije ndryshon trupin dhe marrëdhënien e saj.

Në këtë artikull do të mësoni se si hormonet mund të ndikojnë në sjelljen e një gruaje shtatzënë dhe se si vështirësitë e shtatzënisë mund të ndikojnë në partnerin tuaj.

•Problemet e marrëdhënieve gjatë shtatzënisë
Gjatë shtatzënisë çiftet mund të kenë vështirësi.
Por, me qasjen e duhur, partnerët mund të arrijnë shpejt në një mirëkuptim.
•Xhelozia gjatë shtatzënisë
Gratë shtatzëna mund të ndihen të pakënaqura në marrëdhënie për shkak të disa kufizimeve që duhet të ndjekin.
Nënat e ardhshme duhet ti thonë jo alkoolit, argëtimebe ekstreme dhe festat për hir të shëndetit të fëmijës.

Ndaj nuk është për t’u habitur që ndonjëherë gratë shtatzëna janë pak xheloze për partnerët dhe jetën e tyre pa fre.

•Partneri mund të ndihet i lënë pas dore
Një çështje tjetër e marrëdhënies gjatë shtatzënisë është se partneri mund të ndihet i përjashtuar.
Nëna e ardhshme është në kontakt të vazhdueshëm me foshnjën, duke ndier fjalë për fjalë çdo shtytje të tyre. Ndërsa partneri mundet vetëm të vëzhgojë dhe të ndërveprojë shkurtimisht.

Që partneri të mos ndihet i lënë veç gruaja shtatzënë duhet t’i lejojë të flasë më shumë me barkun, të vendosi muzikën e preferuar, të këndojë etj. Kjo do t’i afrojë më shumë.

Jo vetëm gjatë shtatzanisë por edhe pas ardhjes në jetë të fëmijës,mes çiftit ndodh që të trokasin këto probleme:

•Mungesa e kohës për veten dhe partnerin tuaj.
Kujdesi për një fëmijë kërkon shumë kohë ndaj për të marrë një pjesë të barabartë të kohës së lirë, bashkëshortët duhet të hartojnë një orar për kujdesin e fëmijëve dhe kohën e lirë.

•Ndryshimet në marrëdhëniet intime

Pas lindjes së një fëmije, bashkëshortët kanë më pak kohë për të bërë dashuri.
Për të rivendosur një jetë intime, bashkëshortët duhet të planifikojnë natën intime.
Përgatitja për të bërë dashuri do t’i ndihmojë partnerët të kenë humorin e duhur dhe të relaksohen.

Të ngjashme