Lifestyle
Mënyra për të qenë më të lumtur pa ndryshuar atë që keni në krah
21 Gusht, 2022 | 12:01 pm
Kur i jeni përkushtuar partnerit tuaj dhe i keni thënë: “Të dua përgjithmonë”,nuk e kishe mendua se pas një kohe, mund të jetë e vështirë të jesh vërtet i lumtur në një marrëdhënie.
Problemet lindin, konflikti është i pashmangshëm dhe askush nuk ka shpikur një manual të dobishëm se si të qëndrojë i lumtur dhe i dashuruar me një partner.
Për të na ndihmuar të kuptojmë, ne kërkuam nga ekspertët mbi atë që e pengon gëzimin të hyjë në një marrëdhënie të vërtetë dashurie dhe se si ai gëzim mund të çlirohet në dashurinë e jetës reale:
•Para se të fajësoni partnerin tuaj, gjeni një mënyrë tjetër për ta zgjidhur problemin.
Ne mund të ndihmojmë veten dhe marrëdhëniet tona duke gjetur zgjidhje të lehta që zgjidhin konfliktet e mundshme dhe nuk detyrojnë askënd të ndryshojë.
•Mësoni të dëgjoni më shumë sesa thjesht fjalët e partnerit tuaj
Komunikimi është të folurit dhe dëgjimi aktiv,dëgjoni me zemrën, sytë dhe veshët tuaj.
Kur dëgjoni atë që u tha (dhe qëllimin) dhe jo atë që besoni për personin, lumturia dhe dashuria e vërtetë që lidhja juaj meriton mund të bëhet realitet.
•Mendoni që ndonjëherë gjërat të mos shkojnë siç është planifikuar, dhe kjo është në rregull
Mos harroni se partneri juaj nuk jeni ju, dhe është një njeri i gabueshëm ashtu si ne të tjerët. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është “A e dua atë?” Nëse përgjigja është po, atëherë është koha ta duash atë duke e trajtuar me dashuri, dhembshuri dhe pranim në vend të ankesave, zemërimit dhe manipulimit.
•Vendosni t’i bëni gjërat më mirë çdo ditë
Duhet të jeni realist dhe t’i vendosni vetes një objektiv që mund ta arrini.
Pra, merrni parasysh tre tipare të partnerit tuaj që i keni të vështira dhe vlerësojini ato nga e vështira, tek më e vështira për t’u pranuar.
Pastaj zgjidhni atë që ndiheni të gatshëm t’i hapni vërtet zemrën dhe atëherë merrni një vendim, shkoni përtej interesave tuaja personale dhe pranoni atë aspekt të tyre.