Kryefjala Logo

Mënyra për të qenë 10 herë më i lumtur me jetën tuaj, sipas studimit

31 Tetor, 2023 | 12:46 pm

Çfarë mund të bëni për ta bërë jetën tuaj më të mirë dhe më të lumtur?

Në një artikull në Psychology Today, Raj Raghunathan, autor i “Nëse je kaq i zgjuar, Pse nuk je i lumtur?” thotë se si qenie njerëzore ka disa gjëra që na duhen absolutisht për të qenë të lumtur.

“Gjëja e parë që na duhet është që të plotësohen nevojat tona elementare: veshmbathje ushqimore, strehim, etj… Siç mund ta imagjinoni lehtë, nëse nuk plotësohen nevojat elementare, nuk mund të jemi të lumtur”, thotë ai.

•Jepini më shumë rëndësi përvojave, jo parave.

Në vend të parave, gjërat që na japin lumturinë më të qëndrueshme janë përvojat si udhëtimi, aktivitetet në natyrë, aftësitë e reja dhe vizita në muze, sipas një studimi të botuar në Journal of Consumer Psychology.

•Hiqni dorë nga Facebook – ose të paktën shkurtojeni atë.

Një studim i kryer nga Instituti i Kërkimeve të Lumturisë zbuloi se pjesëmarrësit që hoqën dorë nga Facebook ishin më të lumtur dhe ndiheshin më entuziastë, më vendimtarë, humbnin më pak kohë dhe ndjeheshin sikur e shijonin më shumë jetën.

•Kujtoni kohët e mira.

Një studim nga Universiteti i Liverpool-it zbuloi se një mënyrë për të ndërtuar forcën e brendshme pa kërkuar vërtetim të jashtëm është nxitja e mendimeve dhe ndjenjave pozitive dhe se një mënyrë për të përmirësuar të menduarit tuaj pozitiv është të mbani mend kohë të lumtura të gëzueshme.

Lumturia është diçka që njeriu nuk mund ta ketë kurrë shumë dhe diçka që ne të gjithë e meritojmë, në fund të fundit.

Të ngjashme