Më në fund e premte!Astrologu Paolo Fox e ka parashikimin gati

3 muaj më parë

Dashi-Në dashuri nuk duhet të humbisni kohë me marrëdhënie që nuk mund të kenë një të ardhme.
Në punë bëni kujdes që të mos kapeni nga pasiguritë por shfrytëzoni me guxim mundësitë e reja.

Demi-Në dashuri ka vështirësi për të kaluar, sidomos nëse jeni ndarë së fundmi me partnerin.
Në punë bëni kujdes që të mos debatoni shumë me kolegët.

Binjakët-Në dashuri keni nevojë për ndryshime, jeni të lodhur duke bërë gjithmonë të njëjtat gjëra.
Në punë mundohuni të gjeni një ndërmjetësim me kolegët edhe nëse do ta keni pak të vështirë.

Gaforrja-Në dashuri gjithçka shkon mirë ndaj shijoje këtë moment.
Në punë duhet të rifilloni sërish punën.

Luani-Pa probleme në dashuri ndaj përpiquni ta shijoni këtë fundjavë në maksimum.
Në punë, bëni vetëm kujdes që të mos ju pushtojnë shumë mendime.

Virgjëresha-Në dashuri duhet të bëni një zgjedhje dhe të mos mbyteni nga mendimet e të tjerëve.
Në punë ka disa dyshime por do ketë një mënyrë për tu rikuperuar.

Peshorja-Konfirmimet e bukura të dashurisë vijnë dhe ka edhe nga ata që do të fillojnë të mendojnë për martesën apo bashkëjetesën.
Në punë bëni kujdes me fjalët.

Akrepi-Në dashuri gjithçka shkon mirë, por duhet ta lini veten të shijojë pak më shumë.
Është koha për të fituar para shtesë në punë.

Shigjetari-Për ju hëna krijon pak kaos në dashuri, bëj kujdes.
Në punë është më mirë të sqaroni gjithçka me kolegët.

Bricjapi-Hëna është në anën tuaj dhe ju shtyn të përjetoni emocione të forta.
Në punë do arrini të bëni marrëveshje të reja.

Ujori-Në dashuri mos kini frikë të rrezikoni dhe në punë shfrytëzoni sa më shumë këtë moment të favorshëm.

Peshqit-Kjo ditë është paksa e paqartë për ndjenjat që mund të çojnë në disa mendime të dyta.
Në punë mos u grindni por ruani qetësinë dhe vazhdoni si gjithmonë.

Të ngjashme