Me këtë qiell gri dhe gati për shi,çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

2 muaj më parë

Dashi-Vjen një fundjavë perfekte për të përjetuar më shumë emocione, veçanërisht të dielën falë hënës në shenjën tuaj, por përpiquni të mos përqendroheni te personi i gabuar. E mirë edhe për beqarët që mund të krijojnë njohje të reja. Punonjësit e pavarur do të marrin telefonata interesante.

Demi-Kjo është një ditë fuqie për t’u shfrytëzuar. Në orët në vijim ka mundësi të bukura në fushën sentimentale. Lëreni të shkuarën pas dhe shikoni të ardhmen me më shumë besim.

Binjakët-E bukur kjo hënë që vjen për të ndriçuar fundjavën tuaj. Dashuria shpërblehet edhe nëse do të ketë vonesa në punë. Mundohuni të mos mbylleni në shtëpi, por të jeni pranë njerëzve. Prano ftesat.

Gaforrja-Ditët e fundit ka pasur disa hutim dhe paqartësi që mbeten edhe këtë fundjavë. Kujdes nga luhatjet e humorit dhe mosmarrëveshjet e mundshme me të tjerët. Në dashuri është më mirë të ruani qetësinë.

Luani-Pas ditëve të rënda, një lajm i mirë vjen këtë fundjavë. Ju dëshironi të doni dhe të ndiheni mirë duke kapërcyer atë fazë agjitacioni që ju ka përndjekur muajt e fundit. Tani është koha për t’u çlodhur. Afërdita është në shenjë deri në fillim të tetorit, përfitoni nga ky moment i favorshëm.

Virgjëresha-Ja ku vjen një qiell më i bukur se ditët e fundit. Emocionet e bukura kthehen në dashuri, por përpiquni të mos lini jashtë punës dhe aspektin më praktik të jetës.

Peshorja-Sot mund të humbisni pak durimin por bëni kujdes të mos tregoni të shkuarën. Dikush do të testojë qëndrueshmërinë tuaj nga tani dhe nesër, kështu që qëndroni larg komplikimeve.

Ajrepi-Sot dhe nesër do të keni sharm të madh dhe nëse plani juaj është t’i bëni përshtypje dikujt, lëvizni me kujdes. Fundjava është e dobishme për marrëdhënie dhe për diskutime konstruktive.

Shigjetari-Ju jeni të fortë kur mund të jetoni lehtë dhe tani është koha për ta bërë atë. Mbërrin miratimet dhe konfirmimet, madje edhe disa ndryshime të vogla në punë.

Bricjapi-Në këtë periudhë në kokën tuaj ka vetëm punë dhe dëshirë për t’i treguar të gjithëve aftësitë tuaja. Ambicia rritet me çmimin e dashurisë e cila mbetet pak e heshtur.

Ujori-Vazhdoni të jeni gjithmonë pak të shqetësuar dhe të pakënaqur. Gjithçka duket e vështirë për t’u menaxhuar dhe ka diçka që nuk funksionon në jetën tuaj sentimentale dhe të punës. Vëmendje në dashuri.

Peshqit-Ju keni guxim të madh këto ditë dhe gjithashtu aftësi të shkëlqyera për zgjidhjen e problemeve. Këto dy ditë shpërblejnë ndjenjat dhe marrëdhëniet më të bukura janë me shenjën e Demit apo Shigjetarit. Mundësitë vijnë.

Të ngjashme