Lifestyle
Me hënën e plotë,çfarë i thonë yjet Paolo Fox?
17 Mars, 2022 | 12:25 pm
Dashi
Takimet e reja mund të sjellin surpriza në dashuri. Kini kujdes, mund të ketë disa shqetësime. Dita është interesante në punë, sidomos për projektet e reja.
Demi
Më në fund Hëna kthehet në favorin tuaj. Përfitoni nga kjo për ta rregulluar pak situatën me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni, por bëjeni pasdite. Ndërkohë, kjo është koha më e mirë për të punuar.
Binjakët
Bëni kujdes në dashuri! Do të viheni në provë, edhe nëse keni marrëdhënie të fortë. Këto janë ditë të mira për të diskutuar për punën.
Gaforrja
Sot jeni pak kontravers dhe kjo nuk është diçka e mirë për marrëdhëniet. Në punë, nëse ka situata komplekse, mund të shfaqen zgjidhje,pa merak.
Luani
Jini të kujdesshëm në marrëdhëniet e reja. Diçka e bukur po vjen në fundjavë. Ndërkohë jini të vëmendshëm në punë.
Virgjeresha
Nëse jeni beqar, mos u tundoni nga takimet e rastësishme. Në punë ju duhet kohë për të bërë disa dokumente të nevojshme.
Peshorja
Falë ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, do të jeni më të qartë. Kjo është periudhë shumë e mirë për të menaxhuar takimet.
Akrepi
Kjo është një periudhë pozitive në dashuri. Në punë, aftësia për të vepruar ju dyfishohet dhe papritur mund të zgjidhen të gjitha problemet.
Shigjetari
Këtë periudhë keni nevojë për qetësi shpirtërore. Ka pak tension në punë, të paktën sot dhe nesër. Duhet të sqaroni se çfarë ka mbetur pa zgjidhur ende.
Bricjapi
Duke shfrytëzuar Hënën, përpiquni të shmangni konfliktet. Diçka nuk shkon në punë, mundohuni të shmangni përballjen me probleme.
Ujori
Në dashuri bëhuni gati për ditë emocionuese.
Në punë mos u nxitoni dhe mos bëni zgjedhje të këqija për këtë arsye.
Peshqit
Sot do të jeni të shqetësuar, sidomos gjatë pasdites. Mendoni mirë, veproni me kujdes.