Kryefjala Logo

Mbyllet një tjetër javë,por jo pa lexuar më parë astrologun Paolo Fox

18 Shtator, 2022 | 10:51 am

Dashi-Në dashuri është dikush që po ju bën të rrahë zemrën dhe nëse jeni të bindur mos hezitoni me të.
Në punë gjithçka po shkon mirë,keni marrëdhënie të mira me kolegët.

Demi-Kjo ditë është shumë e mirë për ndjenjat dhe duhet të përpiqemi të shfrytëzojmë bujarinë e yjeve. Nuk ka lajme të mëdha në punë.

Binjakët-Hëna jep emocione të mëdha thjesht duhet të dini se me kë t’i ndani ato. Në punë jeni të respektuar nga të gjithë.

Gaforrja-Ka lajme të mira në dashuri edhe nëse nuk e dini ende se çfarë dëshironi.
Në punë ka pak lodhje por kjo është një mënyrë për t’u rritur.

Luani-Mos kini frikë të angazhoheni në një lidhje të re, veçanërisht nëse ndjeni diçka të fortë. Në punë kushtojini vëmendje vetëm mundësive të leverdisshme.

Virgjëresha-Jeta e dashurisë duhet përballuar pa frikë.
Në punë nuk jeni plotësisht të kënaqur, do të dëshironit të bënit diçka më të prirur për pasionet tuaja.

Peshorja-Emocione të bukura vijnë në këtë ditë ndaj shijojini të gjitha.
Në punë nëse doni stimuj të rinj,po vijnë.

Akrepi-Sot mund të përjetoni emocione të forta me partnerin tuaj.
Në punë mbajeni disponimin tuaj nervor larg.

Shigjetari-Dita e sotme ju shtyn drejt një rikuperimi të mirë në dashuri.
Në punë bëni kujdes nga kolegët tuaj, ata mund t’ju bëjnë një hile.

Bricjapi-Në dashuri është ende një moment kaosi por në punë ju besoni më shumë në veten tuaj pasi nuk ju mungon asgjë.

Ujori-Jeni mjaft konfuz sot sidomos në sferën sentimentale. Prisni telefonata interesante në punë.

Peshqit-Mos u mërzisni nga ngjarjet e fundit por përballuni me vendosmëri për dashurinë dhe jetën.
Një pikë kthese e madhe do të vijë në punë.

Të ngjashme