Kryefjala Logo

“Mbi 6 mijë substanca të dëmshme çlirohen nga tymi i cigares”/ Ekspertja: Produktet pa tym, një formë më pak e dëmshme e konsumit të nikotinës

7 Gusht, 2023 | 12:34 pm

Pirja e duhanit është një problem global që prek rreth një miliard duhanpirës, ​​por dhe një numër të madh të jo-duhanpirësve që janë pranë tyre.

Të gjitha të dhënat relevante tregojnë se pirja e cigares është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të lidhura me vdekshmërinë në vendet e zhvilluara, përkatësisht sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin. Lënia e plotë e cigares është alternativa më e mirë, por pavarësisht ndërgjegjësimit për ndikimin e dëmshëm që ky zakon i keq ka në shëndetin e duhanpirësve dhe mjedisin rreth tyre, një numër i madh njerëzish ende nuk e lënë konsumin e cigares për arsye të ndryshme.

Koncepti i reduktimit të dëmit nga përdorimi i duhanit është shfaqur si një qasje që mund të ndihmojë në uljen e efekteve të dëmshme të përdorimit të cigares dhe është në përputhje me aktivitetet promovuese të shëndetit publik. Koncepti është rezultat i një qasjeje pragmatike dhe racionale, bazuar në logjikën që nëse një fenomen si varësia ndaj duhanit nuk mund të parandalohet për shkak se individët nuk e lënë cigaren, atëherë është e nevojshme të kërkohen zgjidhje alternative që do të zvogëlojnë efektet negative.

Duke pasur parasysh faktin se lënia e cigares është shumë e vështirë pavarësisht rritjes së çmimeve dhe masave të tjera kufizuese, shumë vende po i drejtohen një strategjie për reduktimin e dëmit të duhanit. Aplikimi i konceptit të reduktimit të dëmit nga duhani po merr gjithnjë e më shumë mbështetje nga ekspertët shëndetësore si një zgjidhje e ndërmjetme, pikërisht në rastet kur eliminimi i plotë nuk është i mundur.

Ky është mendimi i Alexandra Gjordjieva, praktikante në klinikën e kardiologjisë në Shkup dhe kryetare e “Shoqatës së Mjekëve”, e cila beson se ata duhanpirës që nuk munden apo nuk duan ta lënë duhanin, duhet të kenë informacion të saktë për alternativat, dhe bazuar në ato informacione, të mund të marrin më lehtë vendimin për të kaluar në një formë më pak të dëmshme të konsumimit të nikotinës.
“Për ata duhanpirës që nuk mund ta lënë plotësisht zakonin e pirjes së duhanit dhe që kanë një përvojë shumë të gjatë duhanpirëse, ekziston koncepti i reduktimit të dëmit. Kur flasim konkretisht për pirjen e cigares, kjo nënkupton njëfarë zëvendësimi të dhënies së nikotinës, e cila në fakt shkakton varësinë.
Në SHBA tashmë ka produkte të tilla pa tym, të cilat e ngrohin duhanin në vend që ta djegin atë. Pajisjet ngrohëse bazohen në teknologjinë e ngrohjes së kontrolluar dhe nuk krijojnë tym dhe katran, por aerosol, i cili ndryshe nga tymi i cigares, përmban dukeshëm nivele më të ulëta të substancave të dëmshme”, tha Gjordjieva.
Sipas saj, nikotina krijon varësi, por nuk është shkaktari kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanin.

“Ngjashmëria midis këtyre produkteve pa tym dhe cigareve është se shumica e tyre përmbajnë nikotinë, e cila nuk është pa rrezik dhe është arsyeja kryesore që njerëzit pinë duhan. Por nga ana tjetër, nikotina nuk është shkaku kryesor që krijon sëmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Në fakt, shumë substanca shoqëruese që gjenden në tymin e cigares janë përgjegjëse për zhvillimin e shumë sëmundjeve. Janë mbi gjashtë mijë substanca që çlirohen nga tymi i cigares dhe që kanë një efekt të dëmshëm, ndryshe nga produktet pa tym ku procesi i djegies eliminohet plotësisht”, shtoi ajo.

Të ngjashme