Kryefjala Logo

Mbani mace në shtëpi? Duhet ti dini këto sekrete të tyre.

21 Maj, 2022 | 11:27 am

Njerëzit zakonisht ndahen në njerëz qensh dhe njerëz macesh.
Pra dikush preferon qenin dhe dikush macen.
Macja nuk është për këdo pasi personalitetin e një maceje nuk është e thjeshtë ta pranosh dhe ata që e bëjnë njihen për aftësi ndryshe nga pjesa tjetër e njerëzve.

Ama edhe ata që mbajnë mace,jo gjithmonë dinë gjithçka rreth tyre.
Ne kemi zbuluar disa fakte interesante për ju dhe macen tuaj.
Na ndiqni më poshtë:

1. Macet medohet se janë gjitarët e vetëm që nuk e shijojnë ëmbëlsinë.
2. Macet arrijnë të kërcejnë deri në 6 herë më shumë se gjatësia e tyre.

3. Macet kanë 230 kocka me njerëzit që kanë 206.
4. Procesi i pastrimit të maces stimulon rrjedhjen e gjakut në lëkurën e saj duke rregulluar temperaturën e trupit dhe e ndihmon atë të qetësohet.

5. Macet shënojnë territorin e tyre kur fërkojnë fytyrën dhe trupin e tyre tek ju pasi kanë gjëndra arome në ato zona.
6. Macet shikojnë ëndrra njësoj si njerëzit.

7. Macet mund të rrotullojnë veshët 180 gradë.
8.Viti i parë i jetës së një maceje është i barabartë me 15 vitet e para të jetës njerëzore. Pas vitit të dytë, një mace është 25 vjeç në vitet e njeriut dhe pas kësaj çdo vit i jetës së një maceje është i barabartë me rreth 7 vjet njerëzore(si qeni)

9. Një mace mjaullin brenda një diapazoni prej 20-140 Hz, e cila konfirmohet nga mjekët se është terapeutike për sëmundjet te njerëzit.
10. Macet shtëpiake i njohin emrat e tyre edhe nëse largohen nga shtëpia.

Të ngjashme