Kryefjala Logo

Mbani larg dhimbjet e kokës me këtë këshillë praktike

2 vite më parë

Të gjithë i kemi përjetuar dhimbjet e kokës dhe e dimë fare mirë sa të lodhshme dhe ezauruese janë. Tensioni i vazhdueshëm vështirëson përditshmërinë tonë duke na u kthyer në stres, ndaj dhe na duhen zgjidhje sa më të shpejta. Njëra prej tyre është reduktimi i riskut të shkaktuar nga produkte të cilat nxisin këto dhimbje. E gjithë metoda bazohet tek zvogëlimi apo pakësimi i përdorimit të produkteve të ndryshme por edhe tek gjetja e alternativave të tjera. Nëse po pyesni veten se cilët janë disa nga këto produkte, mjafton të lexoni më poshtë për t’i zbuluar.

Televizori, kompjuteri dhe telefoni

Pajisjet teknologjike edhe pse janë të rëndësishme në profesione të shumta, vijnë me ekspozimin e tepërt ndaj dritës blu. Ky rrezatim shkakton presion tek nervat optike të syrit dhe tejlodhjen e tyre. Sipas të dhënave nga Shoqata e Okulistëve, rreth 70% e dhimbjeve të kokës shkaktohen pikërisht nga kjo dritë. Ndaj dhe mjekët këshillojnë reduktimin e qëndrimit gjatë para këtyre ekraneve. Duke reduktuar riskun e kësaj drite, syri arrin të qetësohet.

Tregoni kujdes edhe nga ushqimi

Edhe pse duket e pabesueshme, ka disa ushqime të cilat shkaktojnë dhimbje koke. Të tillë si djathi i bardhë, arrat, bajamet, patatinat, turshitë, produktet e brumit madje edhe çokollata e shumë të tjera. Nëse e shihni që disa minuta pas konsumimit të tyre, ndjeni dhimbje koke të cilat nga kriza të lehta kalojnë në më të forta, atëherë ajo që duhet të bëni është të reduktoni pikërisht riskun duke shmangur këto produkte.

Tymi i duhanit

Kur duhani digjet, ky proces çliron rreth 6000 substanca, mes të cilave 100 janë të njohura për dëmin potencial që shkaktojnë në shëndet. Njëri prej këtyre kimikateve është edhe monoksidi i karbonit i cili ndikon edhe tek shfaqja e dhimbjeve të kokës. Ndaj dhe për të shpëtuar nga dhimbjet e shpeshta, ekspertët këshillojnë edhe këtu ndjekjen e metodës së reduktimit të riskut. Zgjidhja optimale do të ishte lënia e cigares, por shumë të rritur nuk e ndërmarrin këtë hap. Ndaj dhe falë arritjeve shkencore dhe teknologjike, tanimë ka alternativa pa tym. Këto pajisje reduktojnë riskun e tymit të lëshuar nga djegia, pasi funksionojnë duke i ngrohur fijet e duhanit.

Të ngjashme