Lifestyle
Martesa në moshë të re?Dëgjoni çfarë thonë ata që u martuan në të 20-tat e tyre
15 Shtator, 2021 | 4:42 pm
1. Tregohuni të vëmendshëm
Dëgjojeni gruan tuaj kur ajo flet. Gjithmonë dëgjoni, përndryshe nuk do ia keni idenë se çfarë po ndodh dhe kjo do të kthehet në arsyen e çdo zënke të vetme mes jush.
2. Mos e lejoni martesën të ndryshojë gjithçka
Çdo person më ka thënë se kur të martohem do të ndryshojë gjithçka nga koka te këmbët. Në fillim ishte e lehtë sepse ne jetonim tashmë bashkë, por brenda një viti gjërat ndryshuan vërtetë. Rrallëherë dilnim në takime apo në mbrëmje jashtë, deri sa vendosëm ta ndryshonim për t’i mbajtur gjërat interesante.
3. Bëjini mirë llogaritë e financave tuaja
Asnjë nga ne nuk kishte para kështu që nuk bëmë asnjë marrëveshje para-martesore, por nuk diskutuam mbi borxhet, ato studentore apo të bashkonim llogaritë tona të kursimit. Kur u martuam gjërat u shëmtuan pasi na duhej të rregullonim llogaritë e përbashkëta, kartat e kreditit dhe gjërat e tjera si këto. Këshilla më e mirë është të rregulloni gjithçka para se të martoheni.
4. Prisni sa më gjatë të mundeni
Për gjithë djemtë e botës, mos u nxitoni për tu martuar. Nëse ndjeheni nën presion nga e dashura juaj, braktiseni atë marrëdhënie. Martohuni vetëm sepse thellë brenda jush, ju e dini që është personi i duhur dhe koha e duhur.
5. Mos kini frikë që të propozoni
Shumë djem të moshës sonë janë të terrorizuar nga ideja për t’u shtruar dhe për t’u martuar, por nuk është dhe aq gjë e madhe. Bari nuk është kurrë më i gjelbër, dhe nuk është se dikush më i mirë do të shfaqet nga sekondi në sekond. Nëse e pëlqeni personin në krah, mos u bëni fëmijënorë dhe mos kini frikë.
6. Mos e bëni!
Më duhet të jem i ndershëm me ju dhe të them që fejesa dhe martesa në të 20-tat e mia ishte një gabim i madh. U martova në moshën 24 vjeçare dhe ndjej se isha shumë i ri, si dhe humba shumë. Nëse do të mund ta bëja përsëri, do t’i thoja personit “Shiko, ti je fantastike, por le të presim sa të rritemi dhe të arrijmë të 30-tat tona”.