Kryefjala Logo

Mar Galcerian bëhet deputetja e parë në Europë me sindromën ‘Down’

18 Janar, 2024 | 9:03 am

Mar Galcerán u bë gruaja e parë me sindromën Down që mbajti postin e deputetes rajonale në

Spanjë, pikërisht në Valencia. Anëtare e Partisë Popullore për më shumë se një dekadë, puna dhe angazhimi i Galcerán përfaqësojnë një shembull të përfshirjes në punë për personat me aftësi të kufizuara.

Në një intervistë me Guardian, Galcerán tha: “Shoqëria më në fund po kupton se njerëzit me sindromën Down kanë një kontribut të rëndësishëm për të dhënë. Por është ende një rrugë shumë e gjatë për të bërë.”

Përveç përvojës së saj politike, Galcerán ka qenë nëpunëse publike për më shumë se njëzet vjet, duke u shfaqur si promovuese e politikave të ndryshme gjithëpërfshirëse në bashkëpunim me shoqatën “Asindow”, e cila ofron mbështetje për familjet me fëmijë me sindromën Down.

Shpresojmë që në të ardhmen politikat e punës do të bëhen gjithnjë e më mikpritëse, duke ndihmuar në kapërcimin e stereotipeve dhe kufizimeve të së shkuarës për të arritur një

i drejtë

Të ngjashme