Kryefjala Logo

Lulja që bën magji kundër infeksioneve brënda 24 orësh

16 Shtator, 2021 | 6:09 pm

Ekspertja e mjekësisë alternative, dr. Sarah Brewer, autore e librit “Eat Well, Stay Well” rekomandon që në vend të antibiotikëve të përdorni këtë lule për t’i shpëtuar ftohjes dhe gripit.

Ekinacea quhet lulja dhe mund të përdoret për të parandaluar ose trajtuar ftohjen.

Kjo bimë mjekësore tradicionale, e quajtur ndryshe lulja me petale vjollcë, është përdorur që në kohët e lashta për trajtimin e helmimit të gjakut, kafshimin nga gjarpri, temperaturën, ekzemën dhe për të lehtësuar alergjinë.

Përbërësit: Vajra esencial, glikoside, amide poliacetilene, antibiotikë.

Ekinacea mund t’ju ndihmojë ta rimerrni veten menjëherë nëse jeni prekur nga ndonjë virus gripal ose ftohja.

Kjo bimë është e famshme për efektet e saj antibakteriale, antivirale dhe antimykotike.

Rrënja në përgjithësi përdoret si pluhur apo si tinkturë për të gjtiha llojet infeksioneve dhe pezmatimeve. Në veçanti përdoret për të trajtuar infeksionet urinare, të ftohurat, gripin, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Gargara: përdoret për të trajtuar fytin e rrituar. Përgatitet nga tretja në një gotë ujë të ngrohtë 10 ml tinkturë.

Pluhuri: nga kjo bimë përdoret për t’u hedhur në plagë ekzema, djegie, gërvishtje të lëkurës etj.

Kapsula: merren 3 x 200 mg në ditë. Ato përdoren në infeksione të veshkave, rrugëve urinare, infeksionet akute të rrugëve të frymëmarrjes së sipërme ashtu dhe të rrugëve të poshtme.

Të ngjashme