Kryefjala Logo

Llojet më të dëmshme të gënjeshtrave që njerëzit thonë në një marrëdhënie

24 Gusht, 2022 | 1:11 pm

Të gjithë i njohim gënjeshtrat e vogla të bardha.
Dhe po të jemi të sinqertë, të gjithë i kemi thënë disa.
Mesatarisht njerëzit gënjejnë bashkëshortët e tyre ose të tjerë të rëndësishëm rreth 3 herë në javë.

Ndonjëherë shtrembërimi i së vërtetës është i nevojshëm për një marrëdhënie si përshembull kur po përpiqeni të shmangni turpërimin e tij ose të përpiqeni të parandaloni një debat të pamend për diçka të parëndësishme.

Këtu janë disa lloje të gënjeshtrave që nuk duhet t’i thoni kurrë:
•Gënjeshtra për tradhëtinë

Gënjeshtrat më të zakonshme që çiftet thonë sillen rreth tradhëtive.
Sigurisht, ju ndjeni nevojën për të mbrojtur partnerin tuaj porqë me të vërtetë do të thotë të mbroni veten sepse zbulimi i së vërtetës mund të zbërthejë martesën tuaj.

Lajmi i mirë është se tradhtia nuk është gjithmonë një prishje e lidhjes martesore. Në fakt studimet tregojnë se marrëdhëniet kanë një shans më të madh për të mbijetuar kur bashkëshorti mashtrues e tregon vetë atë dhe mundohet të rifitojë besimin e partnerit/res.

•Gënjeshtra për intimitetin

Sipas studimeve, 80% e grave gënjejnë për orgazmën gjatë marrëdhënieve intime.
Nëse nuk e pranoni se diçka ose gjithçka që burri juaj po bën nuk funksionon, si do ta kuptojë ai ndonjëherë se çfarë bën?
Qasja më e mirë këtu është të gjeni një mënyrë joshëse për të komunikuar dëshirat tuaja.
Nëse ai bën diçka që “shkund” botën tuaj, tregojeni atë dhe kjo lëvizje me siguri do të bëhet pjesë e repertorit të tij intim.

Kur diçka nuk ju pëlqen,provoni të pëshpëritni: “A mund të provojmë diçka ndryshe?”
Ose drejtojeni butësisht dorën ose gojën e tij diku tjetër dhe lëreni të kuptojë se po ju çmend nga dëshira.

•Gënjeshtra për paratë
Ato këpucët e shtrenjta të që pretendonit se i keni blerë për gjysmë çmimi,llogarinë sekrete bankare apo gjendjen personale të kartës së kreditit që i fshihni atij.
Sipas një sondazhi të kryer,1 nga 3 të rritur që kanë gënjyer për paratë e tyre në një marrëdhënie kanë gjetur shpejt debatet dhe ndarjen.

Të ngjashme