Kryefjala Logo

Live nga Tirana me astrologun Paolo Fox

26 Maj, 2023 | 9:28 am

Dashi-Sot dita ju sheh duke u përballur me emocione të mëdha, ndaj përpiquni të shfrytëzoni sa më shumë ndikimin e mirë të yjeve. Në punë ka pak shpërqendrim dhe nuk ka dëshirë për të bërë asgjë, por duhet të gjeni një motiv për të vazhduar. Nuk është koha për t’u dorëzuar.

Demi-Vjen një mëngjes paksa nervoz por tashmë pasdite humori do jetë sërish i lartë ndaj shmangni zënkat me partnerin në orët e para të ditës. Në punë çdo gjë shkon ashtu siç duhet, edhe nëse ka pak pakënaqësi brenda jush.

Binjakët-Kohët e fundit e keni lënë pak pas dore dashurinë por më në fund pasioni po rikthehet për të dominuar jetën tuaj. Për sa i përket punës po provoni se vleni shumë, vazhdoni kështu.

Gaforrja-Përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë partnerit që e keni lënë pak pas dore së fundmi. Shfrytëzoni sa më shumë fundjavën për të gjetur pak intimitet. Ka një lajm të mirë në punë.

Luani-Kohët e fundit keni qenë shumë të menduar dhe të shqetësuar, veçanërisht për çështjet e punës, por përpiquni të gjeni pak qetësi dhe shkëputeni për pak. Dashuria duhet të rizbulohet dhe të kujdeset pak më shumë.

Virgjëresha-Nëse jeni në dyshim në dashuri, ndiqni instinktet tuaja që do t’ju tregojnë se çfarë të bëni. Në punë, vazhdoni të punoni fort sepse është koha për të hedhur themelet për një të ardhme të rëndësishme.

Peshorja-Ka disa mendime më shumë se zakonisht në kokën tuaj, ndaj bëni kujdes sepse humori i keq mund të përhapet në jetën tuaj private. Në punë, vazhdoni me vendosmërinë tuaj të zakonshme.

Akrepi-Ka ardhur koha të shijoni më shumë të tashmen pa menduar shumë për të kaluarën. Dashuria mund të japë shumë, të hapet më shumë. Në punë, kujdes nga disa kolegë të djallëzuar.

Shigjetari-Mirë për takime të reja që mund të zgjojnë shumë pasion tek ju. Në punë, nga ana tjetër, ka pak lodhje dhe një rutinë që si zakonisht ju shtrëngon pak.

Bricjapi-Qielli i sotëm ju sheh paksa të shqetësuar mbi të gjitha për jetën private. Dashuria nuk po shkon ashtu siç dëshironi dhe kjo ju bën nervoz por duhet të mendoni më mirë për zgjedhjet tuaja. Nga ana tjetër, në punë gjërat janë më të mira.

Unori-Përpiquni të mos nervozoheni shumë sot në dashuri, sepse mund të shkaktoni grindje të rrezikshme. Nga ana tjetër në punë ka ardhur koha për kënaqësi dhe propozime të reja.

Peshqit-Ka ardhur koha të jemi më konkret dhe më pak ëndërrimtar. Në punë çdo gjë po shkon mirë ndaj vazhdoni me organizatën tuaj dhe rezultatet do të vijnë. Në dashuri duhet të përpiqeni të rizbuloni të gjithë bukurinë e të qenit i dashuruar.

Të ngjashme