Lifestyle
Lexoni shenjën tuaj dhe të personit që ju intereson me astrologun Paolo Fox
27 Gusht, 2022 | 10:42 am

Dashi-Një ditë që fillon me këmbën e djathtë por që pasdite mund të zbulojë disa probleme. Puna është e lodhshme, pushimet janë të dobishme.
Demi-Çfarë mund të jetë më mirë se të organizoni një mbrëmje të bukur të së shtunës me partnerin tuaj?
Shtyjini angazhimet për të hënën e ardhshme nëse keni mundësi.
Binjakët-Ditët kalojnë shpejt kur dashuria mbush jetën tuaj përreth.
Jeta profesionale nuk ju ka dhënë ende shumë emocione.
Gaforrja-Është një person që ju ka tërhequr vëmendjen, por nuk jeni ende të sigurt.
Më mirë të mos harxhoni shumë energji në punë se ju presin shumë angazhime.
Luani-Ka harmoni me partnerin por edhe shumë debate. Ndoshta një bisedë e mirë është ajo që ju duhet. Puna vazhdon pa probleme.
Virgjëresha- Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe nga 5 shtatori edhe Venusi do të ulet në qiellin tuaj.
Disa probleme të vogla mund t’i ketë në dashuri kush tashmë ka pasur tensione në çift në fund të qershorit.
Por shumica e të lindurve në Virgjëreshë, kanë për të kapërcyer çdo vështirësi. Këto ditë mund të bëni më shumë.
Peshorja-Ndjenjat po zgjohen më në fund, kështu që kapni ritmin. Mos u jepni rëndësi mendimeve të kolegëve në punë.
Akrepi-Hëna ju buzëqesh dhe do ta bëjë këtë në ditët në vijim ndaj shfrytëzojeni sa më shumë.
Do të ketë lajme interesante në punë duke filluar nga shtatori.
Shigjetari-Ndoshta është koha të bëni një pushim dhe të vendosni në vijë idetë dhe ndjenjat tuaja. Puna të jep shumë kënaqësi, por kujdes të mos e teprosh.
Bricjapi-Ndjenja dhe emocione të paqarta keni ndaj më mirë të mos e merrni shumë seriozisht këtë periudhë.
Biznesi ecën mirë dhe nuk ju mungojnë idetë.
Ujiri-Më në fund jeni rrezatues dhe plot jetë, një dashuri e re po lulëzon. Puna do të nisë pas një kohe pauze.
Peshqit-Më mirë të jesh vetëm sesa të provosh një marrëdhënie të re, pa përfshirje.
Në punë shanse të mëdha për javën e ardhshme.