Kryefjala Logo

Lexojani vetes,partnerit apo shoqes suaj,horoskopin me Paolo Fox

26 Janar, 2023 | 10:48 am

Dashi-Dita e sotme fillon me një dozë të mirë pozitiviteti që duhet ta derdhni në sferën sentimentale.
Në punë jeni në një situatë disi komplekse me kaq shumë gjëra për të bërë dhe disa pengesa për të menaxhuar.

Demi-Vjen një kohë shumë interesante për dashurinë, ndaj përkushtojuni më shumë partnerit ose kërkimit të tij. Ka ndryshime në punë.

Binjakët-Në dashuri vjen koha për të marrë vendime të rëndësishme dhe në punë njësoj, do t’ju duhet të bëni zgjedhje dhe të mos e lini veten të rrëmbeheni nga të tjerët.

Gaforrja-Qielli i sotëm flet për dashurinë ndaj emocionet janë dritë jeshile.
Për sa i përket punës, ka shumë mundësi të reja rritjeje, përfitoni prej tyre.

Luani-Kjo ditë sjell pak shqetësim të brendshëm, kini kujdes.
Nuk ndiheni në fuqi të plotë por mos e humbni fokusin në punë sepse do të ketë një mënyrë për të bërë diçka më shumë.

Virgjëresha-Në dashuri vjen koha për të qenë më e qartë me partnerin dhe në punë, nga ana tjetër vijnë konfirmime të bukura që do t’ju japin shumë kënaqësi.

Peshorja-Përballoni pa frikë diskutimet e dashurisë, janë e vetmja mënyrë që çifti të piqet.
Në punë duhet t’i kushtoni vëmendje parave dhe gjithashtu nervozizmit.

Akrepi-Ka shumë pasion në dashuri, përfitoni nga kjo ditë për të pasur pak më shumë intimitet me partnerin.
Në punë duhet të vlerësoni me kujdes çdo propozim përpara se ta pranoni.

Shigjetari-Në dashuri bëni kujdes të mos bëni gabime, përpiquni të jeni më të arsyeshëm.
Gjithçka po shkon mirë në punë dhe do të ketë edhe një mënyrë për të rritur fitimet.

Bricjapi-Ky qiell është i bukur për dashurinë që do t’ju japë mundësinë të përjetoni emocione pa shumë mendime. Ka ende disa pengesa në punë, duhet të fillojmë të marrim vendime të rëndësishme.

Ujori-Sot nuk po ndiheni në fuqi, kështu që është më mirë të mbani një profil të ulët si në dashuri ashtu edhe në punë.
Në nivel profesional ka disa ndryshime, por do të duhet paksa të mësoheni.

Peshqit-Ki kujdes sepse ka pasur një rënie në dashuri, por mos u shqetëso.
Në punë do ju duhet të përballeni me disa diskutime por mundohuni ta bëni me kokën lart.

Të ngjashme