Lifestyle
Lëkurë si trëndafil? Zbulo çfarë fshihet pas Rosacea!
1 Prill, 2022 | 5:20 pm
Muaji Prill është muaji i sensibilizimit ndaj Rosacea. Rosacea është një sëmundje inflamatore e lëkurës, në të cilën enët e gjakut në fytyrën tuaj zmadhohen dhe krijojnë një pamje të skuqur. Rosacea prek rreth 6% të popullatës nderkombëtare. Nuk është pak! Ajo ndahet në katër nënkategori, por diagnostikimi nga mjekٍët bëhet në përputhje me karakteristikat individuale të pacientit.
Pacienti diagnostikohet me Rosacea kur paraqet eritemë karakteristike për Rosacea në qendër të fytyrës, si dhe fryrje e ndryshim të formës së hundës, sepse lëkura në të trashet. Shenjat madhore të rosacea janë ënjtje karakteristike, skuqje, kapilarë gjaku të dukshëm në lëkurë si dhe në sy, djegie, edemë dhe tharje e lëkurës. Rosacea mund të ketë shenja edhe në trup, pavarësisht se më të shpeshtat janë në fytyrë.
Ju lutemi kur të shihni njërën nga shenjat e ngjashme me sa shpjeguam duhet t’i drejtoheni mjekëve dermatologë për t’u konsultuar dhe për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të lëkurës.
E mira është që në Shqipëri kemi preparate farmaceutike të përshtatshme për trajtimin e Rosacea, të cilat janë pjesë e protokolleve ndërkombëtare të trajtimit të kësaj sëmundjeje.
Gjithashtu dermatologët janë të gatshëm për t’ju këshilluar mbi mënyra të suksesshme për të mbajtur nën kontroll acarimet e Rosacea.
Për ju kemi përgatitur disa këshilla të thjeshta mbi mirëmbajtjen e lëkurës së trupit, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme, kur keni lëkurë të ndjeshme.
1. Përdorni ujë të vakët, kur lani trupin. Uji i nxehtë dehidraton dhe than lëkurën.
2. Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në dush, sepse dhe hidratimi që gjendet në lëkurën tuaj do të largohet.
3. Zgjidhni një shampo të formuluar më përbërës delikatë për lëkurën. Do ishte mirë që shampo juaj e trupit të mos përmbajë aromë. Zgjidhni shampo “Fragrance Free”.
4. Përdorni sasinë e duhur të shampos. Keni nevojë për shumë më pak seç e mendonit! Mjafton aq sa të shkumojë pak, që t’ju largojë papastërtitë nga lëkura.
5. Mos e fërkoni lëkurën me peshqir, por tamponojeni butësisht atë!
6. Aplikoni kremin tuaj hidratues në lëkurë të njomë, për një hidratim maksimal.
7. Zgjidhni një krem të pasur për një hidratim maksimal.
Cetaphil Pro Restoraderm sjellë në Shqipëri nga Delta Pharma, është linja me shampon dhe kremin e trupit që ne do t’ju këshillonim, për të mirëmbajtur lëkurën e trupit. Ka një formulë të patentuar Filaggrin, me përbërës fantastikë për lëkurën siç janë Ceramide dhe Niacinamide. Cetaphil është brandi Nr.1 i rekomanduar nga mjekët dermatologë në të gjithë botën. Është i testuar klinikisht, hipoalergjen dhe jo-komedogjen.Produktet e kompanisë Galderma vijnë ekskluzivisht në Shqipëri nga kompania farmaceutike Delta Pharma.
Le t’i japim lëkurës së trupit po aq dashuri saç i japim fytyrës.