Kryefjala Logo

Lançimi i IQOS Together X në Athinë/ Yann Marois: Ja çfarë na nevojitet për një të ardhme pa tym

13 Tetor, 2023 | 11:29 am

*“27 milionë duhanpirës kanë përqafuar IQOS”/ Zv.Presidenti i produkteve pa tym në PMI: 90-95% më pak të dëmshme se cigaret
*Zv.Presidenti i produkteve pa tym në PMI: Ka alternativa më të mira për pirjen e duhanit sesa cigaret

Cilësuar si një arritje madhore në industrinë globale të duhanit, Philip Morris International prezantoi IQOS Together X në një event madhështor në Athinë për të festuar më shumë se 27 milionë përdorues të sistemit numër 1 të ngrohjes së duhanit në botë për duhanpirësit e rritur.

IQOS Together X përfaqëson zgjedhjen e bërë nga miliona përdorues të IQOS për t’u larguar nga cigaret tradicionale duke kaluar në alternativa më pak të dëmshme të konsumimit të nikotinës, duke transformuar kështu në mënyrë rrënjësore procesin e duhanpirjes.

628B3752 4978 449D A073 BB08C2091F0F

Yann Marois, Zv.Presidenti i produkteve pa tym në PMI u shpreh për gazetaren Mira Kazhani se vizioni i kompanisë për “një botë pa duhanpirje” ka ndryshuar jetën e duhanpirësve të cilët kanë zgjedhur produkte pa tym si një formë më pak e dëmshme e konsumit të nikotinës.
“Së pari më lejo të kthehem pas në vizionin e Philip Morris International, që është të zëvendësojë çdo cigare për duhanpirësit adultë që nuk mund të heqin dorë nga duhanpirja. Ndryshimi rrënjësor që duhet të ndodhë është së pari që duhanpirësit të jenë të informuar dhe të mund të përdorin produktet pa djegie. Ne tashmë jemi të vetëdijshëm që djegia e cigares është burim i lëshimit të kimikateve të dëmshme që shkaktojnë sëmundje të ndryshme tek duhanpirësit dhe ajo që bën IQOS është që në vend që ta djegë duhanin, e ngroh atë, duke prodhuar 90-95% më pak kimikate të dëmshme dhe potencialisht të dëmshme, sesa cigaret. Pra, ky është ndryshimi themelor, të qenit në gjendje të informojmë konsumatorët për këtë përfitim është ajo që mund të na ndihmojë në fakt të shkojmë drejt të ardhmes pa tym.

Sot jemi në Athinë, jemi në Greqi, jemi në një treg që ka lançuar IQOS në vitin 2017 dhe sot konsiderohet një nga tregjet më të suksesshme të Philip Morris International, në Greqi, Athinë. Rreth 70% e të ardhurave të Phillip Morris në Greqi vijnë nga produktet pa tym dhe kjo vjen nga disa faktorë. Unë mendoj se një prej tyre është të kesh mjedisin e duhur rregullator. Një mjedis rregullator në të cilin ne jemi në gjendje të flasim me konsumatorët si pjesë e reduktimit të duhanpirjes në shtëpi dhe ndalimit të pirjes së duhanit të zakonshëm. Ne kemi qenë në gjendje të flasim me ta për përfitimet e kalimit në IQOS dhe t`i informojmë, sepse është thjesht çështje besimi në mënyrë që konsumatorët të jenë në gjendje të kalojnë në iQOS. Ata duhet ta dinë që ka alternativa shumë më të mira për pirjen e vazhdueshme të duhanit sesa cigaret”, deklaroi z.Marois.

CD7D798A 608A 47E6 9BE0 02622C289777
Ai u shpreh se të gjitha palët përfshirë edhe qeveritë mund të ndikojnë pozitivisht për një të ardhme pa duhan: “Në realitet janë të gjitha palët të përfshira, të gjitha palët e interesuara nga OJQ-të deri te qeveritë. Dhe mendoj se gjëja themelore që na nevojitet për të qenë në gjendje të ofrojmë këtë të ardhme pa tym është të qenit në gjendje të operojmë brenda një mjedisi rregullator në të cilin ne mund t’i informojmë konsumatorët”.

Z. Yann Marois foli për investimet miliarda dollarë të Philip Morris International në funksion të zhvillimit të alternativave pa tym, të cilat duke e ngrohur duhanin në vend që ta djegin atë, mund të reduktojnë kimikatet e dëmshme dhe potencialisht të dëmshme me 90 deri në 95%.

“Nisur nga dita kur filluam udhëtimin për të ardhmen pa tym, janë investuar rreth 10.5 miliardë dollarë nga Philip Morris International në funksion të zhvillimit të alternativave pa tym dhe sot 99% e investimit tonë në Kërkim dhe Zhvillim shkon në shkencë për t’i dhënë jetë produkteve pa tym. Një pjesë e kësaj është numri i patentave që i janë dhënë Philip Morris-it dhe ne mund ta kontrollojmë këtë numër. Kemi arritur në 14150 dhe fakti që shkenca jonë është botuar në revista shkencore të rishikuara nga kolegët dhe është gjerësisht në dispozicion për këdo dhe komuniteti mund ta diskutojë dhe ta sfidojë atë. Por sot ajo shkencë është pjesë e atyre botimeve të rishikuara nga kolegët. Është atje dhe tregon se ne duke ngrohur duhanin në vend që ta djegim atë jemi në gjendje të reduktojmë kimikatet e dëmshme dhe potencialisht të dëmshme me 90 deri në 95%”, shtoi z.Marois.

Sipas të dhënave zyrtare, 27 milionë duhanpirës po përdorin produkte alternative të konsumit të duhanit, shifër kjo që sipas z.Marois është një arritje e pabesueshme: “27 milionë duhanpirës kanë përqafuar iQOS dhe është një arritje e pabesueshme në vetëm 9 vite. Megjithatë ne e dimë që janë 1 miliardë duhanpirës të tjerë e kështu ka akoma më shumë punë për të bërë”.
Lançimi i IQOS Together X u zhvillua më 29 shtator 2023, në Ellinikon Park në Athinë, Greqi, duke mbledhur së bashku mijëra anëtarë të komunitetit IQOS nga 19 vende të botës në një event të përmasave globale.

Të ngjashme