Kryefjala Logo

Ky është i riu nga Kukësi që shkoi në mbrëmje të maturës me nënën e tij 69-vjeçare! 

6 Qershor, 2021 | 5:54 pm

Është e zakontë që ata t’i shohim të shoqëruar me bashkëmoshatarët e tij.

Por, një i ri nga Kukësi shkoi në mbrëmje të maturës, i shoqëruar nga nëna e tij.

Ai për ATV thotë se donte që atë mbrëmje të veçantë ta ndante me nënën e tij.

“I thashë oj nanë më mirë të shkoj me ty se me ndonjë shoqe të klasës, për shkak se tek e fundit shoqja ime e përhershme je ti”, rrëfen ai bisedën me nënën.

Të ngjashme