Kush nuk mjaftohet me horoskopin ditor,ju sjellim ate mujor!

3 muaj më parë

Dashi

Së fundmi, jeni përballur me disa vështirësi në rrugën tuaj profesionale, teksa planetët kanë qendër kundër që prej dhjetorit, por këtë muaj më në fund do të çliroheni. Do të lidheni më shumë me veten, me ëndrrat dhe me ambiciet tuaja personale. Si fillim, hëna e re në datën 2 mars ndikon më së shumti në fushën shpirtërore. Meditimi është mënyra më e mirë për të karikuar bateritë tuaja, pasi praktikisht keni qenë në një gjendje letargjie. Qartësinë që kërkoni mund ta arrini vetëm duke u marrë më shumë me veten. Edhe pse do të ndieni se keni shumë nevojë për pak kohë pushim, Jupiteri do t’ju dhurojë atë gjendjen e rehatisë duke qenë më vizionarë. Do t’i përkushtoheni më shumë një qëllimi apo dëshire që është e rrënjosur thellë brenda jush dhe që pret të përmbushet. Më datë 6 mars, planeti juaj, Venusi bashkë me Marsin do të kalojnë në një zonë miqësore dhe do të qëndrojnë aty deri më 5 prill. Bashkimi i këtyre dy forcave do të sjellë fuqi, miqësi të reja dhe harmoni mes kolegësh. Prej datës 20, gjallërinë më të madhe do ta sjellë Dielli, i cili do të nisë një cikël krejt të ri. Dëshira juaj për të qenë në qendër të vëmendjes do të bëhet më e madhe pas kësaj date. Gjithçka që keni ëndërruar këto javët e fundit, do të nisë të realizohet pak e nga pak në ditët në vazhdim.

Demi

Për shkak të sezonit të Peshqve, ju ndiheni më socialë dhe më optimistë. Planetët tuaj janë prej kohësh në një zonë shumë miqësore. Hëna e re e datës 2 mars do të sjellë mundësi të reja dhe të mëdha, qoftë edhe për të reflektuar dhe për të kuptuar qëllimet tuaja që doni t’i arrini të vetëm apo edhe si pjesë e një grupi. Ky është një moment shumë thelbësor, pasi do të zgjidhni me kë do të bashkëpunoni për të arritur atë vijën e finishit me sukses. Roli i Jupiterit në këtë ngjarje të madhe hënore është shumë pozitiv, ndaj duhet t’i besoni instinktit. Më datë 5 mars, Venusi do t’i bashkohet marsit dhe ky bashkim do të pasqyrohet në fushën e karrierës për ju. Qëndrimi i tyre do të zgjatë deri më datë 5 dhe 14 dhe ju do të jeni më bindës për të arritur ëndrrat tuaja profesionale. Do të përfitoni aq shumë në karrierë sa më datë 18 mars, pas hënës së plotë, do t’i përkushtoheni komplet një tjetër fushe, asaj të ndjenjave. Do të ndieni nevojën për të ndarë me partnerët çka keni përjetuar. Do të jeni më të guximshëm, më spontanë, sepse keni nevojë të çlironi energjinë e momentit. Bëni çmos që të mos i mendoni aq gjatë gjërat dhe t’i besoni më shumë instinktit. Më datë 20 mars, Dielli kthehet në zonën tuaj shpirtërore duke ju shtyrë edhe më shumë drejt përmbushjes së ëndrrave tuaja. Imagjinata juaj e tanishme mund të shndërrohet në një sukses të merituar përgjatë këtij rrugëtimi.

Binjakët

Siguria e Diellit, fati i Jupiterit dhe Neptuni shpirtëror po zhvendosen të gjithë në fushën tuaj profesionale për disa javë, ndaj gjasat janë që të ndiheni më të frymëzuar kur vjen puna te rrugëtimi juaj në karrierë. Me ardhjen e hënës së re më 2 mars, do të mendoni më shumë për të ardhmen. Jeni duke menduar për të çuar CV-në tuaj në disa kompani dhe jeni në kërkim të mundësive të reja të punësimit. Sipërmarrësit kanë plane biznesi të reja ose po projektojnë një tjetër strategji biznesi. Në datën 6, Marsi dhe Venusi kalojnë në fushën e aventurave. Do të ndiheni më të qetë për të dalë nga zona e rehatisë, sidomos nëse në krah keni të afërmit apo miqtë. Udhëtimet do t’ju afrojnë më shumë me njerëzit që doni. Rreth datës 18 mars, kur hëna e plotë është në zonën tuaj, do të përpiqeni të vini një ekuilibër më të mirë mes punës dhe jetës personale. Ky eveniment hënor do të përfshijë edhe Plutonin transformues, por edhe Neptunin spiritual. Do ta keni më të lehtë të shfrytëzoni idetë tuaja dhe t’i vini në zbatim. Do të përballeni me disa plagë emocionale të së shkuarës dhe kjo mund të jetë një mënyrë produktive që të shëroheni. Pas datës 20, kur Dielli do të kalojë në shenjën tuaj, do të jeni më të çliruar, qëllimet do t’i arrini më me lehtësi, do të bëni përpara pa hasur kurrfarë pengesash.

Gaforrja

Rreth datës 2 mars, do të ndieni ndikimin e madh të hënës së re në fushën e aventurave. Ky eveniment hënor do t’ju frymëzojë të dilni nga rutina juaj e përditshme dhe të përjetoni emocione të reja. Jeni duke bërë plane për pranverën apo verën apo edhe për aventurën e radhës për ditëlindje? Bashkimi i Jupiteri me Hënën do t’ju dhurojë një dozë shtesë optimizmi dhe do të bëni plane të bukura. Më datë 5, Dielli që sjell siguri bashkohet me Jupiterin, duke e bërë këtë ditën më me fat të muajit. Fusha e miqësisë do të shkëlqejë, por jo më pak edhe ajo e intimitetit. Venusi romantik do të sjellë emocione shumë të bukura. Javët në vijim do të ndani dëshirat tuaja të fshehta me partnerët apo me dikë vërtet të veçantë. Hëna e re e datës 18 do të ndikojë më së shumti në sferën e komunikimit. Kalendari juaj social është gjithnjë plot. Ju orientoheni zakonisht nga detajet dhe falë Hënës që bashkohet me Plutonin e fuqishëm, intuita juaj do të jetë më e fortë se kurrë. Produktiviteti do të jetë maksimal gjatë gjysmës së dytë të muaji. Pas datës 20 do të jeni pikërisht ju qendra e vëmendjes në fushën profesionale. Do të realizoni një projekt që e keni krijuar me shumë pasion dhe nisur prej shumë kohësh. Edhe pse disa njerëz do të përpiqen t’jua ndrydhin këtë optimizëm, mos harroni se besimi që keni te vetja i përcakton të gjitha.

Luani

Gjatë kësaj periudhe jeni duke reflektuar shumë mbi çka po ndodh në jetën tuaj, pasi jemi ende në sezonin e Peshqve. Dielli, planeti juaj sundues do të kalojë në fushën e intimitetit. Sfida më e madhe për ju këtë muaj është të kuptoni se çfarë ju bën të ndiheni më rehat, pasi ka diçka që nuk po shkon me intuitën tuaj. Hëna e re e datës 2 mars do të bashkohet me Jupiterin dhe pas kësaj date, do të vendosni të nisni një kapitull të ri. Kjo mund të nënkuptojë një marrëdhënie që zhvillohet më shumë, angazhime të reja, të hapni një biznes me një koleg, mik apo partner. Edhe pse gjithçka duket pastër e qartë në letër, sigurohuni që edhe intuita ju thotë të njëjtën gjë. Këtë muaj kryesisht do të përqendroheni tek ushqyerja dhe forcimi i marrëdhënieve të ngushta, sepse më datë 6 mars, Venusi dhe Marsi do të bashkohen për shumë ditë. Marrëdhëniet në çift apo edhe prind/fëmijë do të bëhen më të forta, pasi këto ditë jeni më të ndjeshëm. Edhe në sferën financiare, sidomos pas datës 20, produktiviteti s’do t’ju zhgënjejë. Keni nevojë për pak adrenalinë në jetën tuaj. Aftësitë tuaja do të dalin më në pah këtë muaj dhe do të realizoni gjëra për të cilat keni muaj që fantazoni.

Virgjëresha

Fokusi juaj këtë muaj do të jenë marrëdhëniet, pasi jemi ende në sezonin e Peshqve. Falë Diellit që sjell shumë siguri, gjatë dy javëve të fundit jeni marrë vetëm mikun/miken e zemrës dhe me partnerët. Zakonisht, ju jeni të prirë që të vendosni nevojat e të tjerëve përpara tuajave, por tani duhet të mësoni që të vendosni një ekuilibër nëse doni t’u shërbeni të tjerëve apo të jeni të vërtetë me veten. Me ardhjen e hënës së re më datë 2 mars, ju do ta kuptoni më mirë këtë. Prania e Jupiteri në shenjën tuaj do t’ju shtyjë t’i shikoni gjërat në një këndvështrim tjetër, të jeni më largpamës. Përcaktojini mirë se kush do të jenë bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë apo kolegët që mund t’ju mbështesin. Pas gjashtë muajsh do të shikoni nëse keni marrë vendimet e duhura. Më datë 18 mars hëna është e plotë dhe ky do të jetë një moment shumë pozitiv, sidomos falë Plutonit, i cili ju shtyn t’i shprehni ndjenjat më të çlirët. Kjo periudhë do të jetë kohë meditimi, gjatë së cilës bëni mirë të tregoheni të kujdesshëm me fjalët që thoni. Besojini instinktit dhe jini aq të hapur me të tjerët pa cenuar vetëbesimin tuaj. Mos u habisni nëse emocionet apo konfuzioni ndonjëherë ju mbërthejnë dhe nuk ju lënë të hidhni hapa të menduar mirë. Tekefundit, po flasim për hënën e plot. Vetëm disa ditë më vonë, Dielli kalon në shenjën tuaj dhe gjithçka do të fokusohet në fushën intime. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë kanë shumë mundësi të mira gjatë kësaj periudhe. Ndërsa, të vetmuari janë të favorizuar për takime të reja, por që do të jenë veçse aventura.

Peshorja

Sezoni i Peshqve më së shumti është një periudhë shumë e zënë dhe me shumë ngarkesë për të lindurit në shenjën e Peshores dhe kjo falë Diellit që ndikon në sferën e rutinës së përditshme. Me siguri dy javët e fundit kanë pasur një ritëm të shfrenuar, por pas hënës së re më datë 2 mars do të jeni më të organizuar dhe do t’i shikoni gjërat nga një këndvështrim tjetër. Edhe pse zakonisht jeni metodistë, kjo energjia që sjellin Peshqit ju bën më ëndërrimtarë, më shpirtërorë dhe ju nxit imagjinatën. Të gjitha këto të fundit do të sjellin balancë dhe produktivitet në jetën tuaj të përditshme. Më datën 6 mars, Venusi romantik kalon po ashtu në shenjën tuaj duke sjellë me vete disa nga javët më të nxehta dhe të mbushura plot pasion të vitit. Tregohuni më spontanë me partnerët, sidomos në marrëdhëniet seksuale. Hëna e plotë po ashtu do t’ju bëjë më të ndjeshëm dhe emotivë. Bëni pak pushim dhe kujdesuni më shumë për veten. Përparësia juaj këtë periudhë është si t’i bëni ballë energjisë dramatike të yjeve. Jeni në përpjekje për të ndërtuar marrëdhënie më të ngushta me njerëzit që ju rrethojnë. Vetmia nuk i bën mirë askujt. Në dini të bëni diçka mirë, ajo është të ruani ekuilibrin. Pra, mes jush dhe punëve peshorja duhet të anojë më shumë nga vetja në këtë periudhë.

Akrepi

Gjatë periudhës së sezonit të Peshqve, Akrepat janë më të gëzuar, më krijues, më të qeshur se zakonisht dhe më të hareshëm, dhe kjo vetëm falë sigurisë që fal Dielli. Dy javët e kaluara keni jetuar vetëm momentin dhe keni bërë ç’keni dashur pa analizuar çdo situatë. Hëna e re e datës 2 mars do të bëhet bashkë me Jupiterin duke ju dhënë mundësinë më të mirë të vitit për të nisur një kapitur të ri si në jetën sentimentale, po ashtu edhe në atë artistike. Nëse keni dashur prej kohësh të merreni me një projekt që ju përmbush, do të takoni dikë të veçantë që do t’ju bëjë një propozim të mirë dhe gjithçka do të kalojë në një nivel tjetër. Ky mund të jetë momenti i duhur për gjithçka. Gjatë kësaj periudhe do të përqendroheni shumë edhe te familja juaj, do të forconi marrëdhëniet, si ato romantike, edhe ato me të familjarët. Marsi dhe Venusi do të kalojnë në shenjën tuaj në datën 5 dhe 6. Prania e planetit të dashurisë nënkupton se do ta keni më të lehtë të shijoni këtë periudhë paqësore në të gjitha drejtimet. Pas hënës së plot më datë 18, do të bashkoni forcat me miqtë e kolegët për të realizuar një projekt. Do të ndiheni të mbështetur nga të gjitha, me një marrëdhënie më të fortë se kurrë me kolegët, gjë që do t’ju ndihmojë shumë të kaloni ndonjë pasiguri të vogël. Ky muaj është shumë premtues për Akrepat, ndaj duhet të zgjedhin ngjyra, jo vetëm të zezën.

Shigjetari

Më së shumti këtë periudhë jeni përqendruar te jeta juaj familjare dhe jeni mbështetur tek ata më shumë se zakonisht. Kjo për shkak të rrugëtimit të Diellit drejt jush, i cili ka nisur që më 18 shkurt. Në datën 2 mars, kur Hëna e re të bashkohet me planetin tuaj sundues, Jupiterin tuaj, do të keni mundësinë të përcaktoni qëllime të qarta emocionale. Ky është momenti të mendoni më shumë për veten dhe njerëzit që doni. Do t’ju jepen disa mundësi për të përfituar nga hëna e re. Vetëm disa ditë më vonë, në datën 6, Venusi romantik dhe Marsi do të ndikojnë më së shumti në sferën e komunikimit. Bisedat do të kenë vetëm nivel intelektual dhe këtë e kërkoni nga të gjithë ata që hynë në bisedime me ju. Në jetën sentimentale, do të keni disa debate të parëndësishme me partnerët, por do të zbuloni mënyra të reja për t’u socializuar dhe për të krijuar një marrëdhënie më të fortë. Duhet të kaloni më shumë kohë me ta. Hëna e re e datës 18 do të ndikojë pa dyshim në sferën e karrierës dhe do ta ktheni të gjithë vëmendjen te rrugëtimi juaj profesional. Ndoshta ka ardhur momenti që të jeni ju në qendër të vëmendjes dhe të merrni përsipër më shumë përgjegjësi. Marshin e keni ju në dorë! Sido që të shkojnë gjërat, ky është një moment kulmor i vështirë për t’u injoruar. Ndoshta tani ndiheni disi në siklet, por është në lojë e ardhmja juaj.

Bricjapi

Sezoni i Peshqve ka ndikuar shumë në të lindurit e kësaj shenje duke i bërë më socialë, më të ndjeshëm dhe të hapur ndaj mundësive të reja dhe kjo falë Diellit që ka përmirësuar sferën e komunikimit. Hëna e re e datës 2 mars dhe Jupiteri ju dhurojnë një kanavacë të bardhë, mbi të cilën mund të pikturoni diçka krejt të re sipas vizionit tuaj. Kuptojeni se të gjitha gjërat i keni vetë në dorë. Mos fajësoni të tjerët për gjërat që pranoni vetë. Jeni të etur për dije dhe jeni duke planifikuar një udhëtim, i cili po ashtu do të ketë të bëjë me vizita në vende historike. Ky është një moment i rritjes suaj si person dhe qetësisë së brendshme. Venusi romantik dhe Marsi do të bashkohen më datë 3 me Plutonin transformues në shenjën tuaj. Ky është një moment shumë thelbësor, pasi do të shënojë shumë ndryshime. Intuita do t’ju tregojë se duhet t’i merrni vetë frerët në dorë, sidomos në arritjen e ambicieve personale. Më datën 6, planetët do të zhvendosen në fushën e financave. Do të keni mundësi të mëdha për të shtuar të ardhurat tuaja deri në mes të prillit. Më datë 18 mars, hëna e plotë do të ndikojë në sferën e aventurave dhe do t’i trazojë pak ujërat. Ndryshoni rutinën tuaj për disa ditë, pasi pas datës 20, Dielli do t’ju shtyjë sërish të qetësoheni. Fundi i marsit do të jetë i qetë, kohën do të doni ta kaloni me njerëzit që doni duke shijuar momentin.

Ujori

Dielli ka hyrë në shenjën tuaj që prej datës 18 shkurt dhe ky kalim ka ndikuar më së shumti në fushën financiare, duke e kthyer vëmendjen te mënyra se si të fitoni para, si t’i investoni dhe se çfarë vlere kanë në jetën tuaj. Mendoni vetëm si të fitoni sa më shumë dhe të tregoni qartë se çfarë aseti me vlerë jeni në vendin e punës. Më datën 2, hëna e re do t’i bashkohet Jupiterit dhe kjo është periudha e duhur që të shkruani objektivat tuaja apo të manifestoni. Bisedoni gjatë me një koleg tuajin, besojini planet atij që ju njeh më mirë dhe ndoshta edhe bashkëpunoni. Rezymenë tuaj mund t’ua punëdhënësve të duhur, me të cilët ëndërroni të punoni. Pasioni dhe vizioni juaj do t’ju çojnë në një tjetër nivel në aspektin profesional. Më 6 mars, Venusi dhe Marsi do t’i bashkohen shenjës suaj, duke ju bërë njerëz më joshës dhe më socialë. Do të shndërroheni në një magnet për të gjithë dhe do të bëni për vete këdo që dëshironi. Nëse nuk keni përfituar nga një mundësi e re emocionuese që ju është dhënë, aftësia juaj për të krijuar lidhje me njerëz me peshë mund të jetë çelësi që ju bëni përpara. Rreth datës 18, hëna e plotë do të ndriçojë në jetën tuaj intime dhe ju do ta kaloni fokusin tek emocionet tuaja, te ndjesitë që keni të vështirë t’i shprehni. Nëse partnerët nuk ndajnë të njëjta ndjenja, është më mirë që të vërtetën t’ua thoni që tani. Do të ndiheni të çliruar dhe triumfues, sepse ndonjëherë është më mirë të jeni vetëm sesa në shoqëri të gabuar. Gjërat do të ndryshojnë pas datës 20 mars, sepse Dielli do të ndikojë në fushën e komunikimit dhe oreksi juaj për t’u socializuar me të tjerët do të jetë më i madh. Dëshira për të krijuar projekte të reja me miqtë nuk ju mungon.

Peshqit

Ky është pikërisht sezoni juaj dhe që prej mesit të muajit të kaluar, jeni mbushur plot energji dhe vetëbesim. Popërpiqeni në maksimum për të realizuar projektet tuaja që kanë të bëjnë me pasionin, por edhe ambiciet që keni prej kohësh. Nëse ende nuk e keni të qartë se çfarë doni të arrini, në datën 2 mars gjërat do të kthjellohen me ardhjen e hënës së re. Kjo do të jetë një mundësi unike për të zbritur me këmbë në tokë dhe për të qenë më realistë. Hëna dhe Jupiteri do të bashkohen, ndaj ky është momenti i duhur për frazën “O gjithçka, o asgjë”. Në datën 9, Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të keni një gjuhë më krijuese, më bindëse, te propozoni ide dhe të diskutoni mbi ide artistike. Hëna e plotë e datës 18 do të ndikojë më së shumti në sferën e ndjenjave dhe dramat mes jush do të shtohen. Jeni duke reflektuar apo duke vendosur një ekuilibër mes nevojave tuaja apo të partnerit/es. Ju këshillojmë të jeni pikërisht ju miqtë më të mirë të vetes. Mbajini sytë hapur dhe kini vullnet të mësoni sa më shumë nga marrëdhëniet e mëparshme. Pranvera do të sjellë një mal me mundësi të mira financiare për ju, sidomos pas datës 20 mars, kur Dielli kalon në shenjën tuaj./Noa

Të ngjashme