Kush nga banorët ka shenjën më të favorizuar per fitore sonte?

3 muaj më parë

Ne fillim të muajit shkurt,astrologia Meri Shehu zbuloi renditjen e shenjave nga më me pak fat në më fatlumen.

Në shtëpi janë 4 shenja:

Beniada-Binjakët

Iliri-Peshorja

Einxhel-Shigjetar

Donald-Virgjëresha

•Einxheli renditet e 12-ta,pra e fundit:

Shigjetari
Janë jashtë shenjave fikse dhe planetet në Bricjap i bëjnë të ndihen më nervozë drejt kërkimit të ekonomisë, sigurisë, pavarësisë. Hëna e re në Ujor do iu japë dëshirën për një ndryshim radikal. Ky ndryshim nuk mund të bëhet në karakterin e Shigjetarit sepse Saturni afër Hënës së re i thotë që duhet të ndjekësh një rregull e të kontrollohesh. Kjo do ta bëjë të ndiejë një pamundësi për të vepruar. Me Hënën e plotë në Luan do të bëjë gjëra të mrekullueshme dhe në datën 16 do ta shijojë si askush dashurinë.

•Në vend të 11-të janë Binjakët pra Beni

Binjakët
Kanë nevojë të pozicionohet në lidhje me fushën e ligjit, arsimit, udhëtimeve apo një kualifikimi të rëndësishëm. Iu del përpara një njeri i rëndësishëm që iu kërkon llogari për veprimet e tyre. Vetëm Binjakët e kualifikuar dhe shumë të zgjuar mund ta shfrytëzojnë Hënën e re nesër dhe të kapërcejnë testin.

•Në vend të 10-të kemi Ilirin pra Peshoren

Peshorja
Kanë një katërkëndësh me shumë planetë në shenjën e Bricjapit dhe duhet t’i japin shumë vëmendje gjatë Shkurtit jo vetëm dashurisë, që do jenë një nga shenjat e favorizuara në fakt. Nesër dhe gjatë javës që vjen duhet të marrin një vendim të rëndësishëm lidhur me ndjenjat e tyre. Do të merren me fushën e ekonomisë familjare dhe kjo do të jetë një lodhje që do i fusë në shpenzime të tepërta. Rreth datës 14, këto shpenzime do iu krijojnë nervozizëm, ndaj duhet të bëjnë llogaritë. Hëna e plotë në Luan do të jetë mbështetje e dhuratë gjatë këtij muaji.

•Dhe në vend të parë është pikerisht Virgjëresha-Donaldi

Fat në dashuri, projekte e do të kenë mundësi të ngrihen ekonomikisht. Do të çlirohen shpirtërisht, do të bëjnë gjëra të mira, të mendojnë projekte të bukura e të merren me artin. Do të kenë shumë fat në gjërat që kanë të bëjnë me fëmijët, me dashurinë dhe një projekt të rëndësishëm. Një lajm i mirë pritet gjatë fillimit të javës, por me kujdesin që të bëjnë një pakt të rëndësishëm me njerëz seriozë ose të vendosin kushte që të jetë sa më i mirë për ta.

Të ngjashme