Kryefjala Logo

Kush janë më të zgjuar,fëmijët e nënave shtëpiake apo atyre në karrierë ?

21 Prill, 2022 | 1:37 pm

Fëmijët e nënave në punë janë më të zgjuar se të fëmijët e nënave shtëpiake.

Në këtë përfundim kanë dal ekspertë të Oxford.
Studiuesit kanë analizuar 4 aspekte të zhvillimit të fëmijës në fazat e para të jetës:

1-Cilësinë në të folur
2-Aftësinë për të krijuar kontakt me të tjerë
3-Aftësinë për të bërë gjërat e përditshme
4-Shkathtësinë në lëvizje.

Përgjigjja e këtij studimi tregoi se kur nëna punon fëmija ishtë më i aftë në të katërtat aspektet e lartpërmendura.

Këtu ndikon edhe çerdhja ose kopështi sepse këta fëmijë janë “të detyruar” të futen më herët për shkak se nëna punon.

Kur fëmija qëndron me gjyshërit do të ketë më tepër aftësi në gjuhën e folur.

Studiuesit kanë zbuluar që aktivitetet e preferuara për një fëmijë janë të leximi i përralve dhe blerjet.

Të ngjashme