Lifestyle
Kush e harron më shpejt një ndarje,meshkujt apo femrat?
15 Maj, 2022 | 11:45 am
Çdo njeri në botë ka kaluar të paktën një herë një moment shumë të rëndë emocional prej ndarjes nga një person të cilin e ka dashur shumë.
Por ndodh që kur një marrëdhënie merr fund vihet në pikëpyetje përjetimi nga të dy personat.
Dëgjohet të thuhet shpesh se femrat e vuajnë një ndarje më shumë se mashkulli, por a është e vërtetë ?
Një studim i bërë së fundmi ka dalë në përfundimin se është e vërtetë, femrat vuajnë shumë më shumë se meshkujt emocionalisht dhe fizikisht.
Ama duhet thënë se kur vjen puna për ta marrë veten nga një ndarje femrat e kanë më të thjeshtë dhe janë shumë më të forta për ta përballuar .
E kundërta ndodh me meshkujt të cilët ose nuk e ndjejnë fare ndarjen ose përfundojnë si të alkoolizuar dhe në depresion.