Kujdes!Kjo sëmundje transmetohet vetëm gjatë puthjes

2 vite më parë

Mononukleoza infektive është sëmundje ngjitëse virusale, të cilën e shkakton virusi Epstein Barr dhe është një nga sëmundjet më të zakonshme infektive në botë. Është një sëmundje që kryesisht prek të rinjtë, por që nuk përjashton edhe moshat e tjera. Sëmundja mund të përhapet kryesisht përmes spërklave, pështymës dhe nëpërmjet puthjes. Gjithashtu, mund të përcillet edhe nëpërmjet kontaktit indirekt  të mjeteve të sapo kontaminuara si p.sh. shfrytëzimit të gotës së njëjtë. Sëmundja shoqërohet me simptoma të përgjithshme: dhembje në fyt, muskuj, nyje, humbje oreksi, neveri, pastaj ethe, djersitje. Vështirësohet frymëmarrja dhe përtypja. Paraqitet fryrje e limfave, gjëndrave edhe e gjëndrave të tjera limfatike. Gjithashtu, vjen deri te rritja e mëlçisë dhe shpretkës. Të sëmurëve u rekomandohet: qetësim, pirje e sasive të mëdha të lëngjeve, marrje e ushqimit të pasur me hidrokarbure, proteina dhe vitamina, veçanërisht B dhe C, rregullimi i temperaturës së rritur trupore, konsumim i hapave për dezinfektim lokal kundër dhimbjeve në fyt dhe në rrugët e epërme të frymëmarrjes. Hapësira në të cilën qëndron pacienti duhet të jetë i ajrosur rregullisht dhe pa lagështi. Për ulje të temperaturës trupore mbi 38° C, duhet përdorur antibiotikë, kryesisht ata nga grupi i paracetamolit, duke shmangur acidin acetilisalicilik (Aspirinë dhe derivateve që lidhen me të).

Të ngjashme