Lifestyle
Ku qëndron vështirësia për të gjetur dashurinë
22 Maj, 2022 | 6:07 pm

Me emancipimin e mediave sociale vetmia po kthehet në një fenomen kaq të përhapur për femrat dhe për meshkujt,sa afro 50% e njerëzve kanë problem të gjejnë një partner.
Ju zbulojmë disa arsye pse:
1.Ju e idealizoni partnerin
Të gjithë duan ‘partnerin perfekt’.
Ndodh të inspirohesh nga një film romantik, histori e vërtetë apo libra. Por zbrisni në realitet sepse partneri juaj është njeri real dhe jo një personazh filmi.
2.Ke harruar të respektosh veten
Kush mund të dashurojë një person që nuk ka respekt për veten?
Askush!
Edhe nëse krijoni një lidhje, me kalimin e kohës ajo do ndërpritet.
Respektoni dhe dashuroni veten,hobit tuaja dhe lirinë tuaj pastaj kërkoni dikë që bën kompromis me to.
3.Nuk jeni gati
Mendoni se ju nevojitet dashuria por se kuptoni se është më mirë të merreni me disa gjëra të rëndësishme në jetën tuaj përpara se të ndërtoni një marrëdhënie.
Kaloni më shumë kohë me veten tuaj.